ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Filatelia, pjesė e identitetit kombėtar shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Filatelia, pjesė e identitetit kombėtar shqiptar   Fri Dec 19, 2008 8:41 pm

Pullat, grafia e paster e jetes se shtetit shqiptar

Ne 5 Maj 2003, ishte 90 vjetori i pare i pulles modeste shqiptare, dhe kjo do te thote shume edhe per vete ekzistencen e shtetit shqiptar.

Nje veshtrim historik nga Ben Andoni (gazetar i njohur shqiptar)

Ishte e kuptueshme dhe e justifikueshme, qė nė ditėt e para tė ekzistencės sė shtetit, emėtimi i pullės shqiptare tė postės, tė ishte elementi i fundit, ku mund tė shkonte mėndja e patriotėve vendas. Toka shqiptare ishte parcelizuar deri nė ngastra nga fqinjėt lakmitarė dhe ndėrkohė priste operacione tė mėtejshme mė tė stėrholluara mbi kurrizin e saj. Duke iu kthyer elementit tė postės, fillimisht, ajo llogaritej si njė element, ku mjaftonte thjesht ekzistenca e saj grafike. Dhe, nė tė vėrtetė, kėshtu do tė ndodhte. Edhe pėr gjashtė muaj tė tjerė pas Shpalljes sė Pavarėsisė, veprohesh me pullat dhe vulat turke. Deri nė 5 maj tė vitit 1913 kur Shqipėria emėtoi pullėn e saj tė parė e cila sot, nuk ka sesi tė mos bėjė pėrshtypje pėr thjeshtėsinė deri nė pafundėsi tė saj. Ka tė brendashkruar stemėn kombėtare me dy koka dhe anash saj emėrtimin e Dikasterit tė Postave, me emrin e asaj kohe: Ministria e Post-Telegrafeve.
Po tė bėsh njė analogji, me historinė kombėtare ėshtė pikėrisht kjo kohė, kur shteti i brishtė shqiptar u njoh nga homologėt e tij perėndimorė. Dhe, duke kuptuar kėtė rėndėsi, shteti shqiptar, tė paktėn nga ana vizive, bėri pėrpjekjet e tij tė para serioze pėr emėtimin e disa emisioneve tė pullave. Dhe ishte kjo vulė, e cila u nxorr nė shitje nė rreth 11 qytete, ku ekzistonin nė atė kohė zyrat postare, qė ishin tė ngritura nė kohėn e pushtimit osman. Sepse, atėhere, ende bėhej prerja e vulės nga zarfet origjinale, pėr tu vendosur mbi zarfe tė tjerė. Njė praktikė shumė e njohur pėr kohėn. Pėr ata, qė e shikonin nga ana dokumentare Shqipėrinė, nuk ka asnjė dyshim, qė pullat, nė njė farė mėnyre kanė treguar njė fytyrė tė vėrtetė tė shtetit shqiptar. Njė shembull tjetėr ėshtė zhvillimi i emisioneve, sipas dėshirave tė fuqive ndėrluftuese nė Shqipėri, nga viti 1914 deri nė 1919. Apo, pak pėrpara tyre, njė histori mė vete ėshtė pulla qė ėshtė nxjerrė nga Esat Pasha i cili e bėri kėtė pėr tė mbushur boshllėkun e krijuar tė kohės, me emisionet shqiptare. Por, duke marrė parasysh kronikėn e brishtė tė zhvillimit tė shtetit shqiptar, kjo situatė ka vazhduar edhe pas viteve 1920. Duhet shtuar, se ka njė veēanti, qė ka vite, qė nė kronikat e kohės, nuk ka tė dokumentuar, pothuajse asnjė emision tė pullave shqiptare. Dhe, historia e Filatelisė sonė, e ka tė pėrshkruar mirė kėtė situatė. Ndėrsa, do tė vijojė qė tė shfaqet kudo pak mė vonė, imazhi i Lartmadhėrisė sė tij Ahmet Zogu, nė kohėn e ekzistencės sė Monarkisė. Dhe, si pėr ironi do tė ketė njė ngjashmėri historike tė kaosit tė luftės civile me emisionin e shumėpėrfolur tė emėtuar nė “14 shtator 1943”.
Bollėkun “sasior” pėr koleksionet e filatelistėve do ta kenė emisionet e pullave pas viteve tė Luftės sė dytė Botėrore. Do tė ndihmojė fryma e re dhe ajo qė po lindte nga rregjimi komunist. Pra, edhe pėrshkrimi kryesor i kėsaj jete, qė e zinin inagurimet dhe jeta socialiste, nė tė gjitha aspektet e saj. U arrit, qė tė emėtoheshin mesatarisht deri nė 10 emisione nė vit, tė cilat nga specialistėt thuhet se kanė pasur njė tematikė tė pasur. Kuptohet se ekzistonte gjerėsisht politizimi, por nga ana tjetėr u lihej vend i gjerė edhe evenimenteve tė njohura ndėrkombėtare, ku spikasnin ato sportive, kulturore dhe shkencore .
Ndėrsa, pas viteve 1990, si nė tė gjithė jetėn shqiptare vitet e para kanė prezantuar ndryshimet e befta, me tė cilat ėshtė pėrballur e gjithė jeta shqiptare. Ku pėrpjekja kryesore, si nė tė gjithė jetėn e vendit, ka qenė eliminimi i politizimit tė skajshėm dhe botimi i tyre prestigjioz. Kjo ėshtė arsyeja, qė ato do tė shtypen tani nė shtėpitė e specializuara nė Perėndim. E thėnė mė shkurt, kjo ėshtė njė rritje e prezantimit tė tyre, qė shkon gati njėsoj me rritjen graduale tė shtetit shqiptar nė ditėt tona. Ngjarjet e tė cilit i ka pasqyruar me shumė kujdes, pėrgjatė historisė sė saj, Filatelia shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Filatelia, pjesė e identitetit kombėtar shqiptar   Fri Dec 19, 2008 8:41 pm

Filatelia, pjesė e identitetit kombėtar shqiptar

Kjo ėshtė njė histori e pėrmbledhur e rrugės sė Filatelisė shqiptare, pėrgjatė 90 viteve tė ekzistencės sė saj. Dhe, nė periudha tė ndryshme, qė pėrkojnė me evenimentet kryesore tė historisė kombėtare, ajo ka treguar njė rrugė interesante sėbashku me vėshtirėsitė, qė shoqėrojnė rrugėn e sektorėve tė tillė.

Filatelia kombėtare i ka fillimet e saj 90 vjet mė parė. Ajo pėrkon gati vit mė vit me ekzistencėn e vetė shtetit modern shqiptar. Kjo nuk ishte ndonjė ēudi, kur mendon se njė nga dikasteret e para tė qeverisė sė Ismail Qemalit ishte dhe Ministria e Post-Telegrafeve, qė drejtohej nga Lef Nosi. Por, nė kushtet primitive, me tė cilat hasej fillimisht shteti shqiptar, nuk mund tė flitej pėr njė postė tė mirėfilltė. Kėshtuqė u vijua, qė tė operohej me nėnpunėsit e admininistratės turke. Suksesi i parė kombėtar ishte emėtimi i pullės dhe vulės sė parė shqiptare nė 5 maj tė vitit 1913, qė nuk do tė reshte kėtu. Duke ditur rėndėsinė e madhe, qė paraqiste emėtimi i pullave, atėhere qeveria e pėrkohshme e Vlorės kėrkoi qė tė aderonte nė Bashkimin Postar tė Pėrbotshėm, dėshirė, qė u arrit vetėm tetė vjet mė vonė nė vitin 1922, ku Shqipėria u bė anėtare e kėtyre institucioneve.
Gjatė pak muajve, tė vitit 1913 u emėtuan gjashtė emisione pullash. Emisioni i parė daton si kohė plot gjashtė muaj pas Shpalljes sė Pavarėsisė.
Pėrmbajtja e emisioneve
“Ajo (Pulla e parė) nuk ishte e zakonshme, sic janė pullat aktualisht, por kishte formėn e njė vule nė ngjyrė tė zezė, me tė cilėn u shtypėn gjithsej 2232 zarfa. Kjo pullė-vulė nė zarfa me ngjyra tė ndryshme kushtonte 1 grosh dhe u nxorr nė shitje nė 11 qytete, ku funksiononin zyrat postare tė ngritura gjatė pushtimit osman. Ajo u vu nė qarkullim mė 5 maj 1913. Karakteristikė ishte edhe prerja e vulės nga zarfet origjinale dhe vendosja e qarkullimit mbi zarfe tė tjerė, praktikė e njohur dhe e pėrligjur nga Ministria e Postave.
I ngjashėm me tė parin ėshtė edhe emisioni i dytė, ndonėse disi mė i pėrsosur. Pėrsėri kemi tė bėjmė me njė pullė-vulė tė vetme, me formė tė rrumbullaktė, me dy rrathė koncentrikė brenda tė cilėve ėshtė shkruar: "Postat e Qeverries sė Pėrkohėshme tė Shqipėnies". &Ccedilmimi i saj nuk shkruhet nė pullė, por dihet qė ka qėnė gjithashtu 1 grosh. Ky emision qarkulloi nė periudhėn maj-nėntor 1913. Pėrveē se e shtypur mbi zarf (2442 copė), kjo pullė u shtyp edhe nė fletė tė bardha (800 copė). Ajo qarkulloi e prerė me makinė qepėse dhe e ngjitur rishtas mbi zarf. Vula e dytė nė disa raste u falsifikua nga spekulantė tė ndryshėm.
Tejet interesant, madje si njė nga mė tė larmishmit nė historinė e filatelisė sonė ėshtė emisioni i tretė. Jo rastėsisht ai ėshtė ndėr mė tė kėrkuarit nga filatelistėt dhe mė i kontuari nė vlerė. Ky emision u pėrdor nė zyrat e postės nga 16 qershori deri mė 20 tetor 1913. Pėr tė Posta Shqiptare shfrytėzoi njė sasi tė konsiderueshme pullash tė administratės pushtuese osmane tė viteve 1909-1910 (gjithsej 39800 pulla), tė cilat kishin mbetur pa u pėrdorur. Mbi to, nėpėrmjet njė vule dore prej bakri, u vendos mbishtypja: njė shqiponjė dykrerėshe dhe nėn tė fjala "Shqipėnia". Vlerat e tyre variojnė nga 2 para deri nė 50 piastra, kurse tirazhet nga 16 copė (50 piastėr) deri nė 11607 copė (tirazhi mė i lartė i vlerės 20 para) .
Cilėsia
Kuptohet se pullat e para kishin njė tirazh shumė tė ulėt, sidomos pėr disa nga vlerat. Ndėrsa, rrallėsia e kėtyre pullave lidhet edhe me ngjyrat e ndryshme tė mbishtypjes: e zeza (ngjyrė dominuese), e kaltėrta, e kuqja, tulla dhe vjollca. Ky emision, i pari i gomuar, pėr vetė kushtet e kohės, kur u vu nė qarkullim, ka edhe mjaft gabime, sidomos rastet e mbishtypjes mbapsht, tė cilat kėrkohen shumė nga filatelistė tė vendit e tė huaj.
Si nė tė gjitha shtetet e tjera edhe nė Shqipėri filatelia ka qėnė pjesė e kulturės dhe e lidhur ngushtėsisht me historinė. Kėtė e dėshmon mė sė miri edhe periudha midis dy luftrave botėrore. Kjo periudhė pasqyrohet nė filateli me vecoritė e saj specifike. Ndėr to mund tė pėrmendim p.sh., numrin e paktė tė emisioneve tė emetuara nė vitet 1914-1919, pra gjatė Luftės sė Parė Botėrore.
Pullat e Esat Pashės
Emisionet e botuara kanė qėnė kryesisht emisione pullash lokale si nė Shkodėr, Korcė, Berat, Vlorė, Gjirokastėr, Tepelenė, Himarė, Elbasan etj. Larmi emisionesh emetuan edhe fuqitė ndėrluftuese tė Luftės sė Parė Botėrore, qė pushtuan Shqipėrinė. Kėto emisione qarkulluan sė bashku me vulat datare, qė mbajnė shkrime nė gjuhėt e kėtyre fuqive pushtuese. Jo rastėsisht, por nisur nga kuriozitetet e shumta, po veēojmė nga kjo periudhė historinė postare dhe emetimin e pullave nga Qeveria e Pėrkohshme e Durrėsit, e kryesuar nga Esat Pashė Toptani. Pas largimit tė Princ Vidit, duke filluar nga 2 tetori 1914, Esat Pasha formoi Qeverinė e Pėrkohshme tė Durrėsit. Nė kėtė kohė, zyrat postare ishin tė mbyllura; shėrbimin postar e kryenin postat e Levantit austriak dhe atij italian. Kjo situatė e detyroi Esat Pashėn, qė mė 9 janar 1915, tė ēeli zyrat postare nė Durrės, Elbasan, Shijak, Lezhė dhe Kavajė. Fillimisht u pėrdorėn pullat me portretin e Skėnderbeut, me vlefta nė qindar dhe nė para e grosh, tė cilat u gjetėn nė postėn e Durrėsit. Ato u mbishtypėn me myhyrin e Esat Pashės. Emisioni pėrbėhej nga 9 vlefta si pulla postare, 5 vlefta si pulla taksė, me njė mbishtypje “T” dhe dy kartėpostare tė thjeshta 5 dhe 10 para.
Sigurisht, kjo sasi pullash nuk i plotėsonte kėrkesat pėr njė kohė tė gjatė. Prandaj Qeveria e Esat Pashės vendosi tė vinte nė qarkullim dy emisionet “Tarabosh”, tė porositur qysh nė vitin 1913 nga Pleqėsia e Shqipėrisė sė Mesme. Ishin gjithsej 12 vlefta, nga tė cilat 7 tė formatit 27x30 mm dhe 5 tė formatit 27x34 mm. Kėto pulla, qė gjithashtu kanė si mbishtypje njė myhyr tė rrumbullakėt me gėrma arabe, u pėrdorėn, duke filluar nga 10 shkurti 1915 nė Shqipėrinė e Mesme, madje edhe nė Berat e Skrapar.
Pas kėtyre emisioneve, do tė duhej tė vinte viti 1919, qė tė dilnin nė dritė disa emisione tė tjera interesante: Zarfi me “Zyra e Financavet n’Elbasan”, me tirazh 500 kopje, qė u vu nė qarkullim gjatė muajit janar 1919; emisionet lokale tė Shkodrės me mbishtypje tė pullave fiskale tė administratės austro-hungareze, qė ishin gjendje nė zyrat e financės nė Shkodėr, si dhe pulla 1 grosh e emisionit tė vitit 1919 me mbishtypjen “SHKODER 1919” nė formė ovale.

Vijon...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Filatelia, pjesė e identitetit kombėtar shqiptar   Fri Dec 19, 2008 8:41 pm

Vijon historia e Filatelise shqiptare

Periudhat pa emėtime
Nė periudhėn qė vijon ka vite tė tėra si ato 1921, 1926, 1932, 1935, 1936, kur nuk u emetua asnjė emision. Gjithashtu, krahas numrit tė paktė tė emisioneve, karakteristikė ėshtė edhe ngushtėsia tematike. Zotėruese mbetet tema politike. Nė vijim tė njė tradite edhe tė vendeve tė tjera, nė pulla filloi tė dukej pėrherė e mė shumė portreti i mbretit, Ahmet Zogut, (nė periudhėn deri nė 1939 shumica e pullave janė me fytyrėn e tij), ndėrsa gjatė pushtimit italian spikat shpesh fytyra e Viktor Emanuelit III. Me interes tė vecantė dhe qė e kapėrcenin disi kėtė ngushtėsi tematike, ishin pullat ajrore. Duke patur tė fiksuar figurėn e avionit, ato tregonin se i shėrbenin postės ajrore, cka pėrligjte edhe tarifėn e lartė qė kishin.
Pra filatelia shqiptare e periudhės 1913-1944, sic e theksuam edhe mė sipėr, ėshtė mjaft interesante. Kėtu mund tė pėrmenden jo pak emisione qė janė bėrė tejet tė rrallė: zarfat me vulė ari tė pullave me fytyrėn e Skėnderbeut, zarfi me vulėn e Zyrės sė Financave tė Elbasanit, zarfi me vulėn e Tepelenės, zarfi me vulėn e Beratit, emisioni gotik me mbishtypjen "Mbr . Shqiptare", pullat e Komisionit tė Kontrollit Provizor tė Korēės, emisioni i 19 marsit 1915 kushtuar ngritjes sė flamurit nė fortesėn e Shkodrės, ato tė pushtimit grek, italian dhe gjerman, sidomos emisioni i 14 shtatorit 1943, qė spikat veēanėrisht pėr shumėllojshmėrinė e gabimeve etj .
Emisioni i “14 shtatorit 1943”
Pėr emisionin e “14 shtatorit 1943” ia vlen tė ndalemi pak mė gjatė. Ai pėrkon me datėn e mbajtjes sė mbledhjes sė Asamblesė Kushtetuese, qė pėrligji shtetin kuisling shqiptar. Seria pėrbėhet nga 14 pulla tė viteve 1939-1940, nga tė cilat 13 vlefta ordinere dhe 1 ekspres, tė mbishtypura me “14 shtator 1943”. Ajo u vu nė qarkullim mė 18 shtator 1943 nė postėn e Tiranės, por pa kaluar dy ditė u urdhėrua bllokimi i saj, pasi ishin konstatuar rreth 23 gabime nė mbishtypje nė 153 vlefta. Nė disa raste, viti 1943 ishte bėrė 1643, 1948 ose 1944. Kėto gabime, siē del nga dokumentacioni i kohės, u bėnė qėllimisht. Korregjimi i tyre nuk u bė i plotė, kėsisoj tė tilla pulla me gabim kanė nė koleksionet e tyre jo pak filatelistė. Revista “Koleksionisti”, nė Nr.1 tė vitit 1998, thekson se pėr kėtė emision “ nga tė dhėnat zyrtare tirazhi ishte 23 000 seri komplete. Nga kėto u shtypėn me gabime 11 000 seri, nga tė cilat vetėm 6 000 u pastruan nga gabimet e vitit “1943”. Katalogėt e mirėnjohur Michel dhe Sassone njohin 12 prej kėtyre gabimeve. Pėr emisionin e “14 shtatorit 1943” janė bėrė jo pak studime. Nė to njė vėmendje e posaēme i ėshtė kushtuar edhe konfirmimit tė ditės sė parė tė pėrdorimit nė postė. Si e tillė ėshtė pranuar data 23 tetor 1943, e miratuar kjo edhe nga UPU-ja, qė ėshtė njėherėsh edhe dita kur nė sportelin e postės sė Tiranės emisioni ridoli nė shitje.
Nė qytetet e tjera tė Shqipėrisė ky emision u vu qarkullim gjatė muajit nėntor 1943, gjė qė dėshmohet edhe nga zarfat, qė filatelistė tė ndryshėm kanė nė koleksionet e tyre.
Periudha pas Luftės sė Dytė
Njė tablo tėrheqėse paraqet pėr filatelinė edhe periudha pas &Ccedillirimit tė Shqipėrisė dhe deri nė vitet '90 te shekullit XX. Ajo shquhet sidomos pėr bollėk emisionesh (mesatarisht 10 emisione nė vit), pėr tematikė mė tė larmishme se mė parė, pėr njė raport deri diku tė drejtė midis tematikės kombėtare e asaj tė huaj, pėr pamje tė shumta nė ēdo emision etj. Pėrgjithėsisht, pullat janė tė politizuara e tė ideologjizuara. Ka emisione tė pėrsėritur, nė ēdo pesė vjet pėr ngjarje tė caktuara pėrkujtimore historike , siē ka dhe tirazhe shumė tė mėdha. Njė sy i vėmendshėm nuk e ka tė vėshtirė tė dalloj se nė kėtė periudhė ėshtė pasuruar tematika me emisione nga flora dhe fauna, nga sporti, nga arti (pulla me pamje veprash arti nė pikturė e skulpturė), nga arkeologjia etj. Por gjithashtu ėshtė fakt se ka fare pak Zarfa FDC dhe Kartėpostale zyrtare.
Pas mbishtypjeve tė bėra nė fund tė vitit 1944 dhe nė fillim e nė vazhdim tė vitit 1945, mė 28 nėntor 1945 administrata e Postės hodhi nė qarkullim njė emision me tri pamje e gjashtė vlefta, me ngjyra tė ndryshme me mbishkrimin “Qeveria Demokratike e Shqipėrisė”. Mė vonė kėtij emisioni iu bėnė katėr mbishtypje radhazi. Mbishtypja e parė mban datėn 10 janar 1946, e dyta 1 korrik 1946, e treta 26 korrik 1946 dhe e katėrta 22 shkurt 1948. Kėto emisione do tė pasoheshin nga mjaft tė tjerė qė do t’i kushtoheshin ngjarjeve tė caktuara tė historisė sė popullit tonė apo pėrvjetorėve tė figurave tė shquara , ndėrtimit tė hekurudhave tė para, fluturimeve nė kozmos, lojėrave olimpike etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Filatelia, pjesė e identitetit kombėtar shqiptar   Fri Dec 19, 2008 8:41 pm

Shtypja mė shtypshkronjat tona
Deri nė vitin 1957, pullat shtypeshin jashtė Shqipėrisė. Pas kėtij viti, ato u shtypėn nė shtypshkronjat tona. Eshtė rasti kėtu, qė tė kujtojmė me respekt dhe t’u shprehim mirėnjohjen tipografėve tė parė tė pullave shqiptare tė specializuar nė Gjermani, Sadik Dinga dhe Sulejman Maēi.
Pas viteve ‘90
Nė dhjetėvjeēarin e fundit, duke filluar pas vitit 1990, pra me proēeset demokratike, krahas oshilacioneve tė kuptueshme tė viteve tė para tė tranzicionit '91, '92, '93, janė bėrė pėrpjekje serioze nga Komisioni Shtetėror i Pullės dhe Drejtoria e Postės Shqiptare pėr mėnjanimin e politizimit tė pullave; cilėsia e botimit tė tyre ėshtė mė e mirė, pasi janė shtypur nė Zvicėr e Greqi, kurse tash e tutje do tė shtypen nė Angli. Po kėshtu, pėrgjithėsisht janė mbajtur tregues optimalė pėr tirazhet e pullave, nisur nga nevojat e afrankimit dhe tė koleksionimit tė tyre. Karakteristikė e kėsaj periudhe ėshtė edhe fakti se thuajse ēdo emision i emėtuar shoqėrohet me Zarfin FDC, tė vulosur me vulė speciale. Kjo ka bėrė, qė tek filatelistėt, vendas e tė huaj, tė rritet interesi pėr koleksionimin e kėtyre zarfeve. Aktualisht katalogu i pullave shqiptare numėron mbi 3000 pamje tė ndryshme pullash .
Retrospektiva
90 - vjetori i pullės na jep rastin tė kujtojmė edhe subjektet, qė janė marrė dhe merren me filatelinė, filatelistėt. Filatelistėt e parė shqiptarė i pėrkasin periudhės sė Rilindjes sonė Kombėtare. Ndėr ta, do tė veēonim rilindasit Thimi Mitko, Sami Frashėri, Ndoc Xhuxha e Murat Toptani. Mė vonė ishte Luigj Gurakuqin dhe sidomos tė mirėnjohurin Lef Nosi, Ministrin e parė tė Postave tė shtetit shqiptar, qė ka merita tė veēanta nė konceptimin dhe emetimin e pullave tė para shqiptare. Nė nderim tė tij, filatelia shqiptare ka njė emision me portretin e Lef Nosit.
Njė zhvillim mė tė madh, filatelia nė Shqipėri, mori nė vitet midis dy luftrave botėrore. Nga qėmtimi i dokumentacionit tė kohės, del se nė kėtė periudhė u ēelėn dyqanet e parė pėr shitjen e pullave si nė Shkodėr, Korēė dhe Tiranė. Nė shtypin e kohės, ndesh raste tė shumta reklamash pėr shitblerje pullash, ku ndėr tregtarėt mė tė spikatur mund tė pėrmendim Zef Prenushin nė Shkodėr, i cili u shqua si tregtar dhe njohės i talentuar i pullave postare, si profesionist kompetent. Po kėshtu mund tė pėrmendim edhe filatelistin e tregtarin shqiptar nė Torino tė Italisė, Aurel Ballamaēin, qė mbajti pėr 40 vjet me radhė njė dyqan filatelik nė qendėr tė kėtij qyteti .
Natyrisht numri i filatelistėve nė Shqipėri ka qėnė dhe ėshtė i kufizuar dhe pėrpjekjet e tyre pėr tė kontaktuar me kolegė nė vende tė ndryshme tė botės pėrgjithėsisht kanė qėnė spontane. Kjo diktohej edhe nga mungesa e tė ardhurave, rrjedhojė e gjendjes ekonomike tė vendit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Filatelia, pjesė e identitetit kombėtar shqiptar   Fri Dec 19, 2008 8:42 pm

Organizimi i tyre
Niveli i organizimit tė filatelistėve filloi tė rritet veēanėrisht pas ēlirimit tė vendit. Mė 1947, nė Shkodėr formohet Klubi Filatelik; dy vjet me vonė, pra nė vitin 1949, nė Korēė ngrihet Rrethi i Filatelisė; mė 1959, nė Tiranė formohet Shoqata e Filatelistėve . Organizime tė tilla u bėnė mė vonė edhe nė Vlorė, Pukė etj. Fryt i kėtyre organizimeve janė edhe ekspozitat filatelike tė ēelura nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė. Duke filluar nga viti 1991, ekziston Federata e Koleksionistėve Shqiptarė, e cila nė vitin 1994 u pranua anėtare e FIP-it (Federata Ndėrkombėtare e Filatelisė me qendėr nė Zurih tė Zvicrės) dhe e FEPA-s (Federata Evropiane e Shoqatave Filatelike me qendėr nė Hagė tė Holandės).
Federata e Koleksionistėve Shqiptarė ka organin e saj tė shtypit, revistėn "Koleksionisti", numri i parė i sė cilės u botua nė vitin 1998, kurse pas pak ditėsh del numri 10-tė.
Hobi i koleksionimit ėshtė i shoqėruar historikisht me ekspozimin. Por ekspozitat filatelike nė Shqipėri kanė qėnė "mysafire tė rralla".Tė tilla mbeten edhe nė ditėt e sotme. P.sh., gjatė dhjetėvjecarit tė fundit ėshtė ēelur vetėm njė ekspozitė nė shkallė kombėtare "KOLEKSPO 93". Ndryshe ka ndodhur me pjesėmarrjen e filatelistėve tanė nė ekspozitat ndėrkombėtare. Ata, jo vetėm kanė marre pjesė rregullisht, por dhe janė paraqitur me koleksione dinjitoze dhe janė nderuar me rreth 30 medalje tė ndryshme, midis tė cilave dhe 7 Vermeil (shkalla e parė e medaljes sė artė).Vlen tė pėrmenden kėtu pjesėmarrjet nė ekspozitat e Greqisė, Turqisė, Rumanisė, Norvegjisė, Izraelit, Rusisė, Luksemburgut, Gjermanisė, Italisė, Francės, Austrisė, Anglisė, Bullgarisė, Kinės, Spanjės, Belgjikės dhe Japonisė.
Sigurisht aktiviteti mė i madh filatelik sot zhvillohet nė Tiranė ku jetojnė e punojnė filatelistėt tanė mė tė shquar. Midis tyre do tė veēonim Robert Ballaurin, Ferik Ferrėn, Shefik Osmanin, Niko Xharrėn, Vasil Xhitomin, Thimi Nikėn, Aleksandėr Josifin, Sokrat Bozon etj.Por filatelistė tė shquar ka edhe nė disa rrethe tė vendit si p.sh., nė Korēė Thoma Pepo, Kristaq Jorgji e Igli Gjanēi; nė Shkodėr Gjush Daragjati e Luigj Shabani, nė Elbasan Argjir Panariti, nė Vlorė Romeo Durolli etj.
Nėqoftėse do t'i hedhim njė vėshtrim serioz udhės nė tė cilėn ka ecur filatelia jonė, nuk ėshtė e vėshtirė tė konstatosh se fusha e studimeve pėr tė ka qėnė dhe mbetet thuajse e virgjėr. Mė tepėr, me studime pėr filatelinė tonė, janė marrė tė huajt, ndėrsa emrat e studiuesve shqiptarė numėrohen me gishtat e dorės. Pėr tė argumentuar kėtė pėrfundim do t’i referohemi vetėm njė fakti: Studiuesi i mirėnjohur anglez John S. Fhipps, nė librin e tij “Pullat dhe postat e Shqipėrisė dhe Epirit 1987-1945”, libėr i pėrkthyer kohėt e fundit edhe nė shqip, ka shfrytėzuar rreth 180 burime e autorė, nga tė cilėt vetėm tre janė shqiptarė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Filatelia, pjesė e identitetit kombėtar shqiptar   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Filatelia, pjesė e identitetit kombėtar shqiptar
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FRONTI BASHKIMIT KOMBĖTAR SHQIPTAR-Deklaratė!
» Faruk Tasholli:KOSOVARĖT NGA ZVICRA NGRITĖN FLAMURIN KOMBĖTAR SHQIPTAR MBI STADIUMIN E BEOGRADIT
» REALITETI SHQIPTAR I DIKTATURĖS KOMUNISTE DHE LETĖRSIA PAS VITEVE 90
» 1999, Ja si u mor peng autobusi grek nga emigranti shqiptar
» Hajdin Morina: Kėnga shqipe- shprehje dhe pjesė e luftės pėr liri, identitet e bashkim kombėtar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia-
Kėrce tek: