ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nje histori Shqiptare apo...?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Nje histori Shqiptare apo...?   Fri Dec 19, 2008 8:43 pm

Nje histori Shqiptare apo...?

Kohet e fundit ka dale libri i Ben Blushi, "Tė jetosh nė Ishull"...
Akoma nuk e kam lexuar, por kam degjuar dhe lexuar disa debate ne lidhje me kete liber.
Shume kritike e vleresojne nga ana artistike e disa te tjere e kritikojne nga ana historike...
Kush nga ju e ka lexuar kete liber dhe cfare mendoni ju per kete?

A eshte ky liber nje fakt Historik apo nje fantazi e Blushit?
Mendoni ju sikurse Blushi, qe feja muslimane e ka lene prapa Shqiperine...
Po fikura e Skenderbeut a eshte ashtu sikurse thote blushi ne librin e tij...?

Pres me shume kurjozitet pergjigjet e juaja..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Nje histori Shqiptare apo...?   Fri Dec 19, 2008 8:43 pm

une kete liber se kam lexuar,por kam pare 2 emisione qe flisnin mbi kete liber,nje ka qene tek Top Channel dhe nje tek Klani.
diten e djele tek emisioni "Opinion" qe jepet tek Klani,ishte ftuar Fatos Lubonja dhe pyetjet qe ju bene ishin pikerisht per kete liber te Ben Blushit.
analiza qe i beri ai tregonte qe pershkrimet qe ishin ne liber nuk i perputheshin realitetit dhe nder te tjera edhe ndjenja e Shqiptarizmit, per te cilen tha qe ka lindur ne shekullin e 19 dhe ne kohen qe pershkruan libri kishte me shume nje identitet fetar. ai permendi nje leter te Kristoforidhit qe pershkruante ne numra popullsine fetare dhe paraqiste rreth 1.5 milion banore katolik dhe rreth 500 mije muslimane.
deri diku ishte pikerisht ky identitet fetar qe dallonte shqiptarin nga vendet perreth.

per sa i perket pyetjes a i la mbrapa shqiptaret kjo varet se me ke bejme krahasimin duke qene se mes kohes se turqve dhe viteve te sotme,kane kaluar mbi 100 vjet dhe 50 vitet e komunizmit e fshine personalitetin e shqiptarit. duhet te kujtojme qe po ne ishim ato qe shembem te gjitha fabrikat dhe ndertesat kur ra komunizmi duke thene qe do na i ndertoje Amerika,duke harruar qe ato ndertesa u ngriten po me mundin e atyre qe e shemben. prandaj,ti vihet faji nje regjimi qe ka qene 100 vjet me para,me duket disi e tepert. duhet te kujtojme qe ne kohen e Zogut kemi qene nje shtet i forte dhe monedha shqiptare ka qene nder me te vleresuarat ne Europe dhe shqiptaret me pashaporten e tyre mund te shetisnin kudo neper Europe. si do mund ta shpjegonim kete gje? me pak fjale,nuk eshte se qe feja qe e la mbrapa shqiperine,po njerezit qe e perbejne qe e lane mbrapa shqiperine.


ndersa tek emisioni "Top Story" tek Top Channel,Sabri Godo psh mbronte faktin qe konvertimi i popullsise ne musliman nuk kishte ndodhur me dhune,pervec disa rasteve!

per sa i perket figures se Skenderbeut tha qe ai u be mit ne momentin kur popullit i duhej nje simbol dhe ne kete rast u zgjodh Skenderbeu dhe ju veshen edhe detaje per ti dhene lartesine qe nevojitej ne ato momente. por ka shkrime nga autore te tjere qe e paraqesin Skenderbeun ndryshe nga sic na eshte pershkruajtur neper librat tone te historise.

vitet e pushtimit osman,ne historine shqiptare kalohen ne pak faqe,dhe mungojne shume ngjarje! per mendimin tim,historia jone duhet rishkruajtur per ti dhene vendin e duhur cdo personazhi!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Nje histori Shqiptare apo...?   Fri Dec 19, 2008 8:43 pm

C'jemi ne shqiptaret!!!!!!!!

Une e kam ne dore romanin e B Blushit dhe kam lexuar mbi 200 faqet e para.mendoj se shte nje roman i shkruar bukur.Blushi njihet nga te gjithe si gazetar e politikane i afirmuar,por ai e shprehu talentin e tij si njeri i letrave me kete dalje te befasishme te nje vepre letrare plot dinjtet.Fundi fundit nje veper letrare ose ne rastin konkret romani ''Te jetosh ne ishull'' eshte nje krijim artistik ku autorit i lejohet te fantazoje e te luaj me personazhet si i thote mendja atij.Romani i Blushit nuk eshte liber historie,por nje krijim letrar.Blushi nuk ka qellim te denigroj nje pjese te popullsise e nje pjese tjeter ta lavderoj.Ne liber ne menyre artistike tregohet nje pjese e asaj drame qe i ka ndodhur popullit tone ne shekuj.Dikush ja bene kritiken i nisur edhe nga motive politike,dikush edhe per motive fetare,bile dikush mund te jete edhe xheloz.Une nuk jam aq i afte sa te beje kritiken e nje vepre te mirfillte letrare,por niveli im e gjykon ate si nje krijim te bukur artistik qe i kenaq shijet e nje lexuesi.Romani lexohet me endje dhe ja vlen te marresh mundimin dhe ta lexosh.Prandaj lexojeni se nuk do te zhgenjeheni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Nje histori Shqiptare apo...?   Fri Dec 19, 2008 8:43 pm

Teme e Goditur.

Ka disa dite qe ma pruan librin dhe kur lexova vetem kapitullin e pare, me erdhi per te qeshur, sepse ne ate moment m'u rikujtua vetja, kur nje dite te bukur vere, me treguan per fene myslimane. Dhe une si e tille duhet te ndiqja c'do detyrim te kesaj feje.

Te njejtat pyetje idiote (si p.sh pse te falemi 5 here dhe jo 6, ose pse te mbaj ramazan 1 muaj dhe jo 1 jave) i beja dhe une kur nuk e kisha idene se c'fare ishte feja myslimane.

Blushi ka fantazuar shume ne personazhet e medha shqiptare si Skenderbeu dhe Ali Pashe Tepelena, por kjo s'do te thote qe ai ka degjeneruar keto personazhe. Thjesht ka perdorur imagjinaten dhe ka luajtuar me protagonistet.

Jam dakort dhe me IQvloren qe c'do lexues mund ta interpretoje sipas shijes. Kush nga Politika, kush nga feja, kush nga Historia.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Nje histori Shqiptare apo...?   Today at 8:05 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Nje histori Shqiptare apo...?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregime nga gratė shqiptare
» Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare
» Letėrsia shqiptare
» Veshje Popullore Shqiptare
» Mafia shqiptare dhe mafia shqipfolėse

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia-
Kėrce tek: