ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pėrfundoi restaurimi i Mauzoleut tė mbretit Gent

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Pėrfundoi restaurimi i Mauzoleut tė mbretit Gent   Fri Dec 19, 2008 8:50 pm

Pas katėr viteve punė tė ekspertėve nė rehabilitimin e objekteve antike me qėllim shpėtimin nga shkatėrrimi, degradimi dhe braktisja tė njė ndėr veprave mė tė rėndėsishme tė historisė dhe kulturės antike shqiptare, pėrfundon restaurimi i Mauzoleut qė ruan eshtrat e mbretit Gent tė Ilirisė.
“Pėr tė vėrtetuar shkencėrisht se pėr nder tė cilės figurė historike ishte ngritur nė tė vėrtetė objekti, pasi pozicionet e historianėve ishin kontradiktore, me kėrkesė tė Lidhjes Nacionale Shqiptaro-Arbėreshe (LNSHA), u ngrit njė komision vlerėsimi me ekspertė tė historisė dhe arkeologjisė nė Itali nė pėrbėrje tė tė cilit ishte dhe Presidenti i Lidhjes, shkrimtari Alban Kraja”, sqarojnė nga zyra e shtypit dhe informacionit tė LNSHA-sė.

Kraja pėrmes fakteve historike tė pakontestueshme, arriti tė binde autoritetet lokale tė qytetit Gubbio dhe ata tė Ministrisė sė Kulturės italiane qė ta njihnin kėtė repart tė rėndėsishėm arkeologjik, unik tė llojit tė tij nė mbarė Italinė, si trashėgimi jo vetėm tė kulturės romake por edhe asaj iliro - shqiptare.

Njė meritė tė veēantė nė sensibilizimin e opinionit publik dhe nė nisjen e projektit qė konkludoi me restaurimin e objektit nė fjalė, luajti dhe LNSHA-ja, e cila prej vitesh zhvillon nė sheshin pėrballė Mauzoleut, manifestimin me temė “Jam ilir, jam shqiptar”. Tani, tek targeti mbi historinė e objektit, pėr herė tė parė pranohet qė ky Mauzole romak ėshtė i mbretit Gent tė Ilirisė.

Pak histori mbi Gentin e Ilirisė

Mbreti Gent ka qenė i fundit sovran i Ilirisė tonė antike, pasues i denjė i Bardhylit, Pleuratit, Agronit, Teutės, Skerdilajdes e Pinės. Nė librin “24 perandorė shqiptar nė krye tė Romės”, shkruar nga Alban Kraja, sqarohet se gjatė luftės sė trete romako-ilire, nga kryeqyteti i Ilirisė Skodra (Shkodra), Genti organizoi rezistencėn ndaj superfuqisė tė asaj kohe, Romės.

Me gjithė qėndresėn e tij stoike, legjionet romake, mė tė shumta nė numėr, arritėn ta thyejnė rezistencėn ilire mbas luftimesh tė ashpra e tė pėrgjakshme. Kėshtu qė, nė pamundėsi pėr tė rezistuar mė gjatė nė fushė tė hapur, sė bashku me gardėn e tij pretoriane, Genti u izolua brenda mureve tė kryeqytetit Skodra.

Mė pas romakėt pėr hakmarrje filluan njė sėrė raprezaljesh ndaj popullsisė nė rrethinat e kryeqytetit. Nė pamundėsi qe tu vinte nė ndihmė qytetarėve tė tij, pėr shkak tė forcave tė pakta qė i kishin mbetur akoma nė dispozicion, pas njė akordi tė detyruar me konsullin romak Anicio, Genti pranoi tė dorėzohet me gjithė familjen e tij me kusht qė tė ndalej raprezalja ndaj njerėzve tė pafajshėm. Ishte 15 qershori i vitit 168 para erės sė re, datė e njohur nė historiografinė romake si “La caduta di Skodra”.

Mė pas romakėt do tė respektojnė akordet e marra me mbretin ilir, por duke bėrė vetėm njė pėrjashtim. Pėr tė shkurajuar mundėsinė e organizimit tė njė rebelimi ilir kundėr Romės, vendosin qė familjen mbretėrore sė bashku me Gentin dhe vėllanė e tij Karavantin, ta internojnė nė Itali, pikėrisht nė qytetin Gubbio, ku ju dhanė prona e ofiqe tė denja pėr njė mbret, ndonėse i shfronizuar. Kėtu Genti do ndėrrojė jetė nė nėntor tė vitit 146 para erės sė re dhe pėr nder tė tij do ngrihej nga familjarėt e tij njė Mauzole madhėshtor pėr tė cilin na ka lėnė dėshmi tė qartė Tito Livio.

Mbreti Gent kujtohet ndėr tė tjera edhe si njė mjek i mirė, pasi zbuloi efektet kurative tė njė bime medicinale, shumė tė rėndėsishme pėr kohėn e qė mban emrin e tij, pikėrisht Genziana (ita) apo Gentjana nė shqip.

Lidhja Shqiptaro - Arbersh ne Itali
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Pėrfundoi restaurimi i Mauzoleut tė mbretit Gent
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhelku Maksuti: Varri i mbretit tė parė tė Shqipėrisė gjendet nė Bukuresht
» Granit Zela: Vėllai i Nėnė Terezės, kapiten i Mbretit Zog
» Ky ėshtė varri i mbretit tė Arabisė Saudite, Abdullah (FOTO)
» Sokol Demaku: Pėrfundoi turneu ndėrkombėtar i futbollit pėr tė rinjė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia-
Kėrce tek: