ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Baron Nopca:Ismail Qemali donte t`ia shiste Shqiperine Greqise.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Baron Nopca:Ismail Qemali donte t`ia shiste Shqiperine Greqise.   Fri Dec 19, 2008 8:52 pm

Baroni Franc Nopēa dhe Kongresi i Triestit

Kongresi i Triestit u zhvillua mė 1 mars 1913 pėr tė shfaqur solidar itetin e shqiptarėve nga Shqipėria dhe nga jashtė me shtetin e tyre tė sapolindur. Morėn pjesė afėrsisht 150 delegatė nga Shqipėria, Rumania, Bullgaria, Italia, Egjipti, Turqia, Austro-Hungaria dhe nga Shtetet e Bashkuara pėr tė diskutuar ēėshtjet e shtetit, ekzistenca e tė cilit ishte vėnė nė dyshim gjatė Luftės sė Parė Ballkanike (tetor 1912 - maj 1913).
Porti i Triestit, tani nė Itali, ndodhej nė atė kohė nė tokėn e Monarkisė sė Dyfishtė, pra nė Austro-Hungari, dhe ishte pikėrisht qeveria e Vjenės e cila mbėshteti kongresin, ndėr tė tjera, pėr tė ushtruar ndikimin e saj nė Shqipėri, nė veēanti lidhur me ēėshtjen e zgjedhjes sė princit pėr mbretėrinė e re shqiptare. Ndėr kandidatėt nė diskutim pėr fronin e sapokrijuar shqiptar ishin Duka Ferdinan Fransoa Burbon Orlean-Monpensie11 nga Franca, Albert Gjika nga Rumania, Konti Urah von Vyrtemberg nga Gjermania, princi egjiptian Ahmed Fuad, dhe djali i Markeze Castriota nga Napoli. Nė fund, asnjė prej tyre nuk fitoi dhe gjashtė muaj mė vonė, nė tetor 1913, Fuqitė e Mėdha ia ofruan fronin shqiptar njė princi gjerman, Wilhelm zu Wied, 1876-1945
Baroni Franc Nopēa
Ndėr vėzhguesit e huaj nė Kongresin e Triestit ishte albanologu i njohur hungarez, baroni Franc Nopēa nga Felshėsilvashi [Franz Baron Nopcsa von Felsöszilvįs, 1877-1933], njė ndėr studiuesit mė tė spikatur tė kohės. Ai ishte lindur nė njė familje aristokratike hungareze mė 3 maj 1877 nė ēifligun familjar tė Saēal-it, afėr Haceg-it tė Transilvanisė. Me rekomandimin e ungjit dhe kumbarit tė tij, Franc von Nopēa, kryemjeshtėr i oborrit tė Mbretėreshės Elisabeta tė Austrisė, Nopēa mbaroi maturėn nė liceun vjenez Maria- Theresianum. Ngjarja vendimtare e rinisė sė tij ndodhi nė vitin 1895 gjatė njė ekskursioni nė Sentpeterfalva . Aty ai dhe motra e tij zbuluan mbetje fosilesh tė eshtrave tė njė dinosauri, tė cilat ai ia dėrgoi Profesorit Eduard Sys gjeolog dhe paleontolog vjenez. Nga viti i maturės 1897 deri nė vitin 1903, Nopēa studioi pranė Sysit nė Universitetin e Vjenės, i cili nė atė kohė shquhej pėr studimet paleontologjike.
Franc Nopēa udhėtoi gjerėsisht nė Ballkanin jugperėndimor dhe jetoi pėr njė kohė nė fillim tė shekullit tė njėzetė nė Shkodėr. Nė vitet e mėvonshme ai u bė i njohur gjithashtu si njė ndėr albanologėt kryesorė tė kohės sė tij. Botimet e tij albanologjike nga vitet 1907 deri nė 1932 u pėrqėndruan kryesisht nė fusha tė tilla si: parahistoria dhe historia e lashtė, etnologjia, gjeografia, historia e re dhe e drejta zakonore shqiptare, d.m.th. kanuni. Librat e tij tė hershėm si Das katholische Nordalbanien (Shqipėria e Veriut katolike, Budapesht 1907), Aus Šala und Klementi (Nga Shala dhe Kelmendi, Sarajevė 1910) und Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (Shtėpi dhe orendi nė Shqipėrinė e Veriut katolike, Sarajevė 1912) si dhe Beiträge zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens (Ndihmesa pėr parahistorinė dhe etnologjinė e Shqipėrisė sė Veriut, Sarajevė 1912) pėrmbajnė vėzhgime tė shumta, megjithėse materiali nuk ėshtė i sistematizuar mirė. Mė vonė, kur nuk ndėrmori udhėtime tė tjera nė Ballkan dhe kishte mė shumė qetėsi, ai botoi vepra shkencore monumentale. Mė tė njohura ndėr to janė: Bauten, Trachten und Geräte Nordalbaniens (Ndėrtime, veshje dhe vegla tė Shqipėrisė sė Veriut, Berlin & Lajpcig 1925) dhe para sė gjithash, monografia themelore prej 620 faqesh Geologie und Geographie Nordalbaniens (Gjeologjia dhe Gjeografia e Shqipėrisė sė Veriut, Öhrlingen 1932), e cila shquhet si kryevepra e botimeve albanologjike qė dolėn gjatė jetės sė tij. Lista e botimeve tė Nopēės pėrmban mė shumė se 186 tituj, kryesisht nga fushat e paleontologjisė, tė gjeologjisė dhe tė albanologjisė. 54 botime janė pėr Shqipėrinė. Ndėr veprat mė interesante tė Nopēės janė kujtimet e tij, tė botuara gjermanisht nė vėllimin Reisen in den Balkan: die Lebenserinnerungen des Franz Baron Nopcsa [Udhėtime nė Ballkan: kujtimet e baronit Franc Nopēa]. Aty baroni hungarez tregon edhe pėr pjesėmarrjen e tij nė Kongresin e Triestit, njė rrėfim qė duhet tė jetė mjaft interesant pėr publikun e sotėm shqiptar. Po e japim kėtu tekstin nga kujtimet e cituara.

Prapaskenat e shqiptareve ne Kongresin e Triestit.

Nga 27 shkurti deri mė 6 mars unė mora pjesė nė Kongresin e Shqiptarėve nė Triest. Ky kongres shqiptar ishte gjė e
ēuditshme. Nė pranverė tė vitit 1913 froni shqiptar ishte ende i pazėnė dhe punėt shqiptare drejtoheshin prej Ismail Qemalit, i cili kishte takuar Berhtoldin, nė Budapesht pranė Shkėlqesisė sė Tij, Janosh Hadik, dhe pastaj me kėrkesė dhe me mbėshtetjen e Berhtoldit ai udhėtoi pėr nė Vlorė ku themeloi qeverinė e pėrkohshme tė Shqipėrisė sė sapokrijuar. Por pas kėsaj, si mik shumėvjeēar i Greqisė, bile edhe si agjent i paguar nga grekėt, ai kishte premtuar qė tė lehtėsonte pushtimin e Janinės, nė rast se ngelej nė pushtet nė Shqipėri. Ishte e qartė se Ismail Qemali donte tė mbetej shefi i qeverisė sė pėrkohshme, sepse njė gjė e tillė, kuptohet, ishte me fitim financiar. Mė pak e kuptueshme, siē doli nga takimi i Berhtoldit me Ismail Qemalin, ishte fakti qė Berhtoldi besonte se kishte aftėsinė pėr t’ia hedhur Qemalit. Natyrisht nuk ia doli mbanė. Duke qenė se nė vitin 1911 botuesi Stid [Stead] mė kishte treguar diēka pėr marrėdhėniet e Ismail Qemalit me Greqinė dhe se shkrimtari Aleksander Ular i cili, bashkė me Enriko Insabaton kishte shkruar librin “Gjysmėhėna qė po fiket”, mė kishte zbuluar disa gjėra pėr sjelljen e Qemalit si Guvernatori i Tripolisė, nuk e kisha tė vėshtirė tė parashikoja se Qemali do t’ia shiste Shqipėrinė Greqisė. Kur Berhtoldi mė kėrkoi mendim pėr Ismail Qemalin, qė dy javė pas themelimit tė qeverisė sė pėrkohshme, unė i thashė fjalė pėr fjalė
“Ismail Qemali ėshtė maskara”. Fakti qė Ismail Qemali e tradhtoi Shqipėrinė m’u konfirmua mė vonė plotėsisht nga Eqrem bej Vlora, djali i tė dėrguarit shqiptar nė Vjenė, Syrja bej, dhe nipi i Ismail Qemalit. Nuk e kam tė qartė nėse, pas pushtimit tė Janinės, grekėt donin tė liroheshin nga Ismail Qemali siē thotė fjala e urtė “Limoni i shtrydhur flaket”, por mė duket se ėshtė e mundur. Megjithatė, gjatė kohės kur nė Vlorė qeveria e pėrkohshme kryesohej nga Ismail Qemali, i cili merrte ryshfete, bile ryshfete tė mėdha, u bė propaganda e madhe nė Evropė pėr kandidatėt e ndryshėm tė fronit shqiptar. Albert Gjika [Albert Ghika], i cili kishte qenė edhe vetė pretendues i fronit shqiptar, ia doli t’i zgjojė interesin pėr fronin shqiptar edhe Dukės Monpensie. Ai ia kaloi kėtij tė fundit “tė drejtat” e tij tė njohura prej askujt, dhe pėr njė shpėrblim tė caktuar bėri propagandė pėr dukėn. Kopraci Fazil pashė Toptani dhe disa shqiptarė tė tjerė u bindėn lehtėsisht qė tė pėrkrahnin Monpensienė, dhe kėshtu u krijua plani pėr shpalljen e Monpensiesė mbret i Shqipėrisė gjatė kongresit tė Triestit.
Ndėrkohė u pėrhapėn thashetheme se Monpensie e kishte thyer bllokadėn greke dhe e kishte marrė edhe Vlorėn dhe Ismail Qemalin. Duke pasur parasysh kundėrshtimin e Monarkisė pėr shkak tė lidhjeve familjare tė Monpensiesė, u pa e udhės qė Austro-Hungaria tė mbėshteste Kongresin e Shqiptarėve, dhe kėshtu u vendos qė kongresi tė mbahej nė tokėn e Monarkisė, pėr tė pjellė kėtu njė vezė qyqe tė bukur diplomatike. Si mashė pėr shpalljen e kongresit u pėrdor nė mėnyrė tė shkathėt Stefan Curani, zemėrmirė por i leshtė, i zellshėm, por naiv, i cili kishte nam tė mirė nė Ballhausplatz dhe i cili shpalli kongresin si idenė e tij. Duke qenė se Ballhausplatz-it i pėlqeu njė tubim shqiptarėsh nė tokėn austriake pėr atdheun e tyre, Vjena e miratoi dhe mbėshteti planin. Pėrveē shqiptarėve nė kėtė kongres erdhėn edhe italo-shqiptarė, dhe bashkė me ta Markezi Kastriota me gjithė djemtė nga Napoli. Tė pranishėm gjithashtu ishin Albert Gjika, baroni Dungern, profesor dhe historian i Universitetit tė &Ccedilernovicit, dy deputetė socialkristianė, konti Taaffe dhe Zoti Pantz nga Vjena, korrespondenti i Romės i gazettes Reichspost, Kavaljere Majerhėfer dhe unė. Unė solla me vete doktor Leo Frojndlihun, i cili kishte qenė deputet socialist nė Vjenė dhe i cili, nė momentin kur Shqipėria u bė interesante, themeloi me mjeshtri tė madhe gazetėn Albanische Korrespondenz dhe tani po luante kartėn e sundimit imperialist. I pranishėm nė Triest gjithashtu ishte Hasan Arnauti, i cili punonte pėr mua si detektiv i fshehtė. Aty ishin edhe disa organe tė shtypit. Gjithashtu nė Triest u shfaq edhe Zoti Jovo Vajs [Jovo Weiss] nga Beogradi, i cili pretendonte se donte t’u shiste shqiptarėve pushkė me ēmim 90 korona secila, por nė vėrtetė ai nuk ishte veēse agjent serb. Pėrfaqėsuesi i qeverisė austriake ishte Kėshtilltari Makavec [Makavetz], njė njeri i urtė, i qetė dhe me energji, i cili nuk hutohej kollaj. Pas darkės sė pėrshėndetjes, tė nesėrmen u zgjodhėn Markezi Kastriota si kryetar nderi dhe Faik bej Konica si kryetar kongresi. Nė kryesi u pranuan edhe Hilė Mosi, Fazil Toptani dhe Dervish Hima. Zgjedhja e Konicės nuk i pėlqente Gjikės sepse kur ky i fundit papritur hapi ēėshtjen e kandidaturės sė fronit, u pengua me aftėsi nga kundėrshtari i tij i vjetėr, Faiku. Pėr mė tej, me shkathtėsi, Gjika, i cili si shumė rumunė kishte patur njė karrierė batakēillėku, rrėmbeu djalin debil tė Ismail Qemalit, pėr t’a patur nė dorė kėtė tė fundit. Ai kishte udhėtuar nė Nicė qė para kongresit, ku familja e Qemalit jetonte nė kushte tė vėshtira financiare - Qemali vetė ishte i bllokuar - dhe e kishte sjellė me shpenzimet e veta, apo tė themi mė saktė me shpenzimet e Monpensiesė, djalin Tahirin, nė kongresin shqiptar tė Triestit. Tahiri nuk kishte asnjė kacidhe nė xhep dhe Gjika blente ēdo gjė pėr atė, bile edhe cigaret, kėshtu qė Tahiri nuk bėnte asnjė hap pa Gjikėn apo zėvendėsin e tij dhe ishte faktikisht i burgosuri i Gjikės. Se ēfarė donte Gjika me Tahirin, u bė e qartė mė vonė. Paraqitja e jashtme e kongresit ishte si mė poshtė: nga ana e djathtė e tavolinės sė kryesisė, e vendosur mbi podiumin me njė flamur shqiptar, ishte tavolina e shtypit, kurse nga ana e majtė, tavolina e mysafirėve. Anėtari i kryesisė, Dervish Hima, i cili sipas rastit bėhej mason nė Evropė dhe mysliman fanatik nė Turqi, kishte marrėdhėnie tė mira me gazetėn “Neue Freie Presse”, kurse unė doja qė deklaratat e shtypit tė kalonin nėpėr duart e mia. Prandaj arrita qė reportazhet zyrtare tė kongresit t’i jepeshin vetėm gazetės Albanische Korrespondenz. Korrespondentėt politikė tė pranishėm u prekėn dhe u ankuan, por pas ndėrhyrjes sime ata u njoftuan nga Vjena qė tė bindeshin. Pėr shkak tė kėsaj lėvizjeje tė zgjuar, Dervish Hima mund tė informonte gazetėn “Neue Freie Presse” vetėm me lejėn e Zotit Frojndlih, i cili ishte pa pėrvojė nė gjėra shqiptare, kėshtu qė ai kishte nevojė pėr mua. Pėr tė theksuar rėndėsinė e Frojndlihut, ai u ftua nė tavolinėn e mysafirėve, nė sy tė tė gjithė gazetarėve. Shpalosja e flamurit shqiptar u prit nė kėmbė me entuziazėm, dhe gjatė hapjes solemne, Kongresi i dėrgoi tė njėjtin telegram pershėndetjeje Berhtoldit dhe San Xhuljanos.
Unė kėshillova qė tė mos u dėrgoheshin telegrame mbretėrve tė Evropės duke qenė se teksti nuk mund tė ishte njėsoj pėr shkak tė qendrimit tė theksuar tė Austro-Hungarisė. San Xhuljano u pėrgjigj menjėherė, gjė qė bėri shumė pėrshtypje. Berhtoldi u pėrgjigji vetėm pasi unė i kėrkova Mėkėmbėsit tė Triestit, Princit Hohenlohe, qė t’a bindte ministrin pėr kėtė. Fakti i vonesės sė pėrgjigjes nga Berhtoldi natyrisht la njė pėrshtypje tė keqe dhe, pėr t’a kompensuar kėtė, i propozova Hohenlohes qė ai tė ftonte kryesinė e kongresit pėr drekė. Propozimi im u realizua me lejėn e Berhtoldit dhe me praninė e konsullit italian nė Triest.
Dreka ishte e shkėlqyeshme dhe tavolina ishte zbukuruar me lule. Italo-shqiptarėt ishin tė shumtė nė kongres, por mbajtėn fjalime vetėm italisht. Unė u pėrshėndeta gjatė hapjes solemne nga Faiku si mik i madh i shqiptarėve. Mendova gjatė disa minutave pėr njė pėrgjigje, u ngrita nė podium dhe atėherė mbajta njė fjalim nė gjuhėn shqipe. Me pėrjashtim tė konsullit tė pėrgjithshėm Kral dhe tė disa konsujve tė tjerė austriakė dhe italianė, besoj se asnjė evropian tjetėr nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė. Pėrveē konfliktit midis vllehėve dhe shqiptarėve gjatė tė cilit kombėsia ende e palindur e vllehėrve dha prova tė dukshme tė fanatizmit dhe tė mendjemadhėsisė sė saj ballkanike, dhe pas njė shkėmbimi fjalėsh midis kryetarit Faik bej Konica, dhe mashtruesit Nikollė Ivanaj, i cili e sfidoi kryetarin vetėm pėr tė tėrhequr vėmendje mbi veten, por nuk pati sukses, nė kongres u thane vetėm fjalė boshe. Duke qenė se nuk doli asgjė e arsyeshme nga kjo shkretėtirė fjalėsh, unė e thirra Faik bej Konicėn nė darkėn e ditės sė fundit dhe i bėra tė qartė se kongresi nuk kishte bėrė asnjė punė. Gjėja minimale qė mund tė pritej nga njė kongres politik ishte njė rezolutė. Faiku ishte dakord me mua, dhe unė ia diktova rezolutėn e cila ditėn e nesėrme do t’u pėrcillej si telegram fuqive tė mėdha. Pas njė gjysme ore ishim gati dhe tė nesėrmen Faiku ia paraqiti rezolutėn kongresit. Pas njė debati, prapė pėr gjendjen e vllehėrve nė kongres dhe nė tė ardhmen e Shqipėrise, qė Faiku e mbaroi me njė ultimatum pėr tė mirėn e shqiptarėve, rezoluta u pranua, dhe fjalėt e mia iu transmetuan fuqive tė mėdha si rezoluta e kongresit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Baron Nopca:Ismail Qemali donte t`ia shiste Shqiperine Greqise.   Fri Dec 19, 2008 8:54 pm

Gjatė kongresit, Kavaljere Majerhėfer mori vesh nga Tahiri, djali i Ismail Qemali, se Monpensie po pėrgatiste njė puē. Ai ma tregoi mua, dhe asnjė i huaj tjetėr nuk e mori vesh, pra as Frojndlihu dhe as Dungerni. Tė dy ne e informuam Makavecin, dhe ky i fundit e informoi Ballhausplatzin. Aty u ndėrmorėn tėrė kundėrmasat. Plani i Gjikės pėr tė hapur ēėshtjen e fronit nė kongres tashmė kishte dėshtuar, por kishim merak pėr ndonjė sulm tjetėr, duke qenė se Monpensie rrinte gati me jahtin e tij nė det. Kaluam dy ditė nė Triest pa lajme nėse Vjena do ta miratonte ose jo kandidaturėn e Monpensiesė pėr shkak tė lidhjes sė tij familjare me Arqidukeshėn Maria Dorotea. Shqiptarėt, ndėr tė tjerė edhe Faik bej, filluan tė na pyesnin se si duhej te reagonin lidhur me kėtė kandidaturė. Me pėrgjegjėsinė time unė i thashė: “Nė mėnyrė armiqėsore! Nuk besoj se Monpensie ėshtė kandidati i Vjenės”. Mė nė fund erdhi pėrgjigjja nga Vjena e cila mbėshteti hamendjen time. Tash mund tė vepronim nė mėnyrė tė hapur kundėr Monpensiesė. Rastėsisht deputetėt e Vjenės pranė kongresit dhanė njė darkė nė Palace Hotel, dhe gjatė njė pushimi nė bisedat unė thashė me zė tė lartė: “Kam dėgjuar se Monpensie do tė bėhet mbreti i Shqipėrisė dhe bile ka shtypur tashmė shpallje. A ka vallė ndonjė prej zotėrinjve kėtu njė shpallje tė tillė nė xhep? Ju e dini, zotėrinj, se unė mbledh shtypin pėr Shqipėrinė”.
Habi e madhe! Qetėsi e plotė! Por Fan Noli harroi dhe nxorri nga xhepi shpalljen e shtypur dhe ma dha. E fshehta e Monpensiesė doli nė shesh. Nė mbrėmje shpalljen ia dėrgova me postė Berhtoldit. Shqetėsimet tona u pakėsuan, por nuk u zhdukėn. Ditėn tjetėr nė kongres pati njė moment vėrtet dramatik kur u pėrhapėn lajme se kishte ardhur nė Triest njė kasnec i qeverisė sė pėrkohshme nga Vlora, dhe disa minuta mė vonė u soll nė sallė njė plak i lodhur nga udhėtimi, shatgjatė, i pėrkulur dhe me shumė emocione. Ishte kryeministri shqiptar, Kristo Meksi, i sapoardhur nga Vlora. Njė ngazėllim i stuhishėm! Tė gjithė ishin si tė elektrizuar. Faiku u zbeh sepse kishte pėrshtypje se kryesia kishte humbur ēdo ndikim mbi kongresin. Tashti kryesimin kėtu e mori qeveria e pėrkohshme. Ai nuk dinte se ēfarė lajmesh kishte sjellė me vete Meksi. Po tė propozonte Kristo Meksi si i dėrguari i qeverisė shqiptare nė Vlorė, Dukėn Monpensie si mbret tė Shqipėrisė, pas ndonjė marrėveshjeje tė fshehtė, atėhere kishte mbaruar ēdo gjė. Unė u ula pranė ministrit tė qeverisė austriake, Makavec, dhe i thashė: “Shikoni, nėse Kristo Meksi mbėshtet kandidaturėn e Monpensiesė, jemi tė humbur, sepse ai do tė shpallet njėzėri”.
Makaveci dukej i qetė nga jashtė, por nga brenda po dridhej. Ai ishte gati tė shkonte deri aty sa tė bėnte skandal duke mbyllur kongresin. Kristo Meksi filloi tė fliste. Ai i transmetoi Kongresit tė Shqiptarėve pėrshėndetjet e qeverisė sė pėrkohshme dhe njoftoi se anėtarėt e qeverisė ishin shėndoshė e mirė. Pas kėsaj u largua nga podiumi, pėrsėri i shoqėruar nga duartrokitje tė stuhishme, pa kuptuar fare se ēfarė vendimi kishte patur nė dorė. Atmosfera u ēel. Ne kuptuam se Ismail Qemali nuk dinte gjė pėr planin e Monpensiesė. Tani erdhi koha pėr tė larguar Tahirin nga Gjika. Njė rastėsi na lehtėsoi planet tona. Gjika nuk donte tė paguante shpenzimet e hotelit tė Tahirit. Ai iu drejtua tė tjerėve, dhe pas pak kohe mė erdhi njė patriot shqiptar. Besoj se ishte Mark Kakarriqi apo Koci, i cili mė tha se Tahiri, i biri i kryetarit tė qeverisė tė pėrkohshme, kishte njė hall. Ky patriot, duke qenė se kishte dėgjuar se unė isha mik i shqiptarėve, mė pyeti nėse mund ta ndihmoja pėr tė shlyer borxhin e Tahirit sepse, po tė bėhej e njohur kjo, gjithė Shqipėria do tė diskreditohej. Tahiri kishte nevojė pėr 500 deri 600 korona. Ai tha se kishte turp tė mė kėrkonte para vetė. Unė isha gati menjėherė tė ndihmoja dhe i premtova se do tė rregulloja ēdo gjė mu pasdite. Drekėn e hėngra me Tahirin dhe Majerhėferin dhe i shpjegova Tahirit se ishte bėrė vegėl, bile se ishte peng nė duart e Gjikės, me anė tė tė cilit ata mund tė detyronin babain e tij tė hiqte dorė nga qeveria e pėrkohshme pėr tė shpėtuar djalin, nė dobi tė Monpensiesė. Tahiri natyrisht u tremb jashtė mase. Ai mė rrėfeu ēdo gjė qė dinte, por tha se nuk kishte para qė tė largohej nga Gjika. Unė i premtova qė do tė rregulloja ēdo gjė. Pasdite pagova faturėn e hotelit dhe ia dhashė shumėn e nevojshme pėr shpenzimet e tij deri tė nesėrmen. Mė vonė e takova pėrsėri patriotin shqiptar i cili kishte kėrkuar 500-600 korona dhe i njoftova se e kisha shlyer borxhin e Tahirit, por se ai kishte gabuar me shumėn. Nuk ishte fjala pėr 500-600 korona, por vetėm pėr 190 korona. Nė kėtė mėnyrė njė patriot shqiptar dėshtoi nė planin e tij pėr tė fituar 300-400 korona. Tahiri mė ftoi pėr darkė dhe, qė ai tė mos pėrzihej nė ndonjė veprim gjatė natės, duke qenė se edhe Gjika banonte nė atė hotel, i dhashė shumė alkohol pėr tė pirė. Nė mesnatė e ktheva nė hotel, tė pirė e bėrė xurxull si derr, dhe nė hyrje takuam Gjikėn. Ai e kuptoi mirė situatėn dhe pa se pėr sa i pėrket Tahirit, kishte dėshtuar. Me nxitjen time Tahiri i tha se tash do tė shkonte nė Vjenė, ku do tė banonte me mua. Kėshtu u ndėrprenė pėrfundimisht lidhjet midis Gjikės dhe Tahirit. Herėt nė mėngjes dėrgova dikė pėr tė marrė ēantat e Tahirit dhe pastaj ai udhėtoi, pėrsėri pa para nė xhep, pėr nė Vjenė, ku e strehova nė njė hotel. Kėsaj radhe ishte pengu im. Mė vonė i bleva njė biletė treni pėr nė Nicė, i dhashė pak para xhepi nė dorė, dhe e ktheva te nėna e tij. Qė tė mos pėrsėritej njė histori e tillė, Ballhausplatzi i dėrgoi Zonjės Qemali njė shumė mė tė madhe qė t’a ndihmonte atė me problemet e saj financiare. Qė tė flas pėr nivelin intelektual tė Tahirit, mjafton tė them se gjatė kohės sė Abdul Hamidit ai kishte qenė oficer i forcave detare turke. Kjo i shpjegon tė gjitha. Kaq ishte pjesėmarrja ime nė Kongresin e Shqiptarėve nė Triest.
Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet tė theksoj se Ministria e Punėve tė Jashtme mė ka mbuluar shpenzimet. Kam marrė para nga organet qeveritare austro-hungareze gjithsej katėr herė.
Herėn e parė mora njė shumė pas krizės sė Anekcionit [tė Bosnjes] pėr shlyerjen e shumės qė kisha harxhuar nė vitin 1909 gjatė muajve janar, shkurt dhe mars pėr agjitacion nė Shqipėri. Herėn e dytė Ministria mė dha mundėsi tė dėrgoja Saidin nė Malin e Zi dhe nė Shqipėri gjatė Luftės Ballkanike. Herėn e tretė u shlyen shpenzimet e mia nė Kongresin e Shqiptarėve nga fondet qė mė solli Ali Arnauti. Herėn e katėrt mora njė rrogė tė lartė kur punoja nė Bukuresht nė njė mision tė posaēėm diplomatik gjatė fillimit tė Luftės Botėrore. Tė gjitha shpenzimet e tjera pėr udhėtim, agjitacion, dhe informacion, i pagova nga xhepi im. Vetėm njė herė isha agjent politik dhe kurseva para. Kjo ishte ku dola nė mision si ēoban. Pati edhe njė episod mjaft interesant nė Kongresin e Shqiptarėve kur famullitari Pjetėr Tushaj i tregoi Zotit Majerhėfer se ai dhe Kryepeshkopi i Shkodrės, Monsinjor Sereqi , kishin bashkėpunuar mė Malin e Zi kundėr turqve nė vjeshtė tė vitit 1912. Majerhėferi mė informoi pėr kėtė lajm, qė e kisha marrė me mend. Ishte pėr tė qeshur se si e turpėrova agjentin serb Vajs. Zoti Vajs, pėr karakterin e dyshimtė tė tė cilit mė kishte informuar Ali Arnauti, donte tė prezantohej me mua. Unė nuk isha kundėr sepse kėshtu mund t’a demaskoja mė mirė. Kur mėsova pėr qėllimin e Vajsit, iu afrova atij menjėherė, u pėrkula jashtėzakonisht thellė para tij, dhe u paraqita, duke e pyetur se si mund t’a ndihmoja. Mirėsjellja ime e habiti plakun, ashtu siē kisha pritur. Pėr shkak tė moshės dhe tė mėnyrės sė tij, prisja tė ishte i ngadalshėm nga pikėpamja e inteligjencės. Ai u hutua, donte tė prezantohej shpejt dhe tha: “Jov...” dhe menjėherė e ndreqi: “Johan Vajs.” Une i thashė: “Thoni lirisht Jovo. E di qė jeni nga Beogradi.” Kėshtu e kapa dhe Zoti Vajs nga Serbia pohoi se kishte jetuar nė Serbi, ishte pėrfshirė nė njė proces me qeverinė serbe pėr njė truall, dhe mė nė fund pranoi se kishte ardhur nė Triest si pėrfaqėsues i njė fabrike armėsh, pėr t’iu ofruar shqiptarėve, pėrkatėsisht shtetit tė tyre, armė. Rrenat e Zotit Vajs nuk ishin tė kėqia. Ai besonte se unė nuk e kuptoja qėllimin e ardhjes sė tij. Ai kishte pėr detyrė tė vėzhgonte nėse shqiptarėt furnizoheshin me armė nga qeveria austro-hungareze. Unė i thashė Zotit Vajs se pikėrisht pushka automatike e tij ishte e papėrshtatshme pėr shqiptarėt pėr shkak tė harxhimit tė madh tė municionit, dhe e njoftova se nuk ishte shumė e zgjuar nga ana e firmės sė tij tė dėrgonte pėrfaqėsuesin e saj tė Beogradit, pra tė dėrgonte atė njeri nė Triest, i cili po furnizonte me armė armikun shekullor tė shqiptarėve, dmth. serbėt. Nė fund, e kėshillova Zotin Vajs, qė tė mos diskreditohej dhe tė mos diskreditonte firmėn e tij, tė largohej sa mė shpejtė nga Triesti dhe t’iu ofronte mallrat shqiptarėve mė vonė, kur armiqėsia midis serbėve dhe shqiptarėve tė ishte zbutur pak. Natyrisht Zoti Jovo Vajs nuk ishte shumė i kėnaqur pėr kėtė kėshillė dashamirėse, kunjin e sė cilės e kuptoi shumė mirė. Ai u zhduk nga vendi menjėherė. Mė 3 mars unė i shkrova Konradit10 nga Triesti si mė poshtė:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Baron Nopca:Ismail Qemali donte t`ia shiste Shqiperine Greqise.   Fri Dec 19, 2008 8:54 pm

“Shkėlqesi!Do tė keni dėgjuar pėr rrengun e parashikuar tė Dukės sė Monpensiesė pėr marrjen e fronit shqiptar. Biografinė e tij tė shtypur shqip ia dėrgova Berhtoldit sot paradite. Mbase do tė mendoni se jam i ēmendur, kur Ju bėj kėtė propozim, por pėr shkak tė rreziqeve qė mund tė dalin si pasojė e politikės sone tė mosveprimit, unė ju propozoj kėtė plan, edhe po tė jetė aventurist. Do tė blej, gjoja me paratė e mia, dy avullore tė Llojdit, shumė tė vogla dhe shumė shpejta, dhe do t’i armatos me topa dhe me 300 ushtarė tė veshur civil si vullnetarė tė mi, dhe, duke marrė pajisjet e duhura ushtarake, do tė zbarkoj nė veri tė Durrėsit nėn flamurin shqiptar. Avullorja e dytė do tė shkojė nė Vlorė. Anijet greke nga frika prej Hamidisė do tė jenė zhdukur, edhe Monpensie e di kėtė. Kjo avullore do tė informojė qeverinė shqiptare e cila mban kontakte miqėsore me Vjenėn dhe tė cilėn unė si vullnetar do t’a njoh zyrtarisht. Gjithė kjo duhet tė inskenohet gjatė kohės qė Ballhausplatzi po i shkruan Zetterit dhe Kordiosė pėr qėllimin e Monpensiesė. Ministria duhet tė duket e zemėruar. Duke qenė se shqiptarėt e egėr - pra ata me pushkė - mė njohin mirė, njė protestė e mundshme e letrarėve dhe politikanėve mund tė jetė njėsoj pėr mua, gjė qė nuk vlen pėr Monpensienė. Ju kėrkoj ndjesė, Shkėlqesi, nėse Ju shkruaj kėtu me shpejtėsi diēka qė, me syrin Tuaj tė stėrvitur i cili kupton mė mirė vėshtirėsitė, Ju duket fėmijėrore. Por unė besoj se nėse njė francez, i cili nuk di shqip, guxon tė komplotojė, atėherė mund tė komplotoj edhe unė. Tė mėrkurėn do tė vij nė Vjenė pėr tė folur me Ju personalisht pėr kėtė ēėshtje, nėse Shkėlqesia e lejon, dhe deri atėherė me shumė respekt,
Baron Franc Nopēa”Nga Triesti u ktheva nė Vjenė. Aty, kur unė i tregova Berhtoldit pėr pasojat e mundshme negative nėse froni shqiptar do tė mbetej bosh pėr njė kohė tė gjatė, ai m’u ankua se nuk gjente njė kandidat tė pėrshtatshėm. Nė fakt, kishte njė numėr tė madh kandidatėsh. Nė radhė tė parė ishte Konti Urah fon Vyrtemberg, pastaj edhe njė princ egjiptian, Ahmed Fuad, dhe djali i Markezit Castriota nga Napoli. Nė kėto rrethana, vendosa tė merrja njė hap qė mund tė mė bėnte lehtėsisht qesharak dhe mund tė dėmtonte tėrė imazhin e punės time pėr shqiptarėt. Megjithatė mora guxim dhe e provova. Unė i thashė Shkėqesisė Konrad me shkrim se edhe unė do tė isha gati tė bėhesha kandidat pėr fronin, nėse kandidatura ime do tė mbėshtetej nga Ballhausplatzi. I shpjegova se do tė mė duhej vetėm njė shumė e madhe, pėr tė blerė tė ashtuquajturit patriotė shqiptarė. Nga pėrvoja ime me puēin e Monpensiesė, pashė se nuk do tė ishte e vėshtirė qė tė shpallesha mbret prej tyre. Nė momentin kur tė bėhesha mbret evropian, nuk do tė kisha tė vėshtirė tė gjeja fonde tė tjera tė duhura duke u martuar me ndonjė amerikane tė pasur me pretendime pėr njė titull aristokratik, pra tė hyja nė njė martesė ku normalisht do tė kisha antipati. Mbėshtetjen e banorėve tė Veriut e kisha tė sigurtė pėr shkak tė qėndrimit tim aty nė vitet 1910 dhe 1911, dhe nė Vjenė mund tė shpresohej qė Ismail Qemali, i mbėshtetur mė parė nga Berhtoldi, nuk do tė krijonte vėshtirėsi. Disa ditė mė vonė, mė datėn 22 mars, i shkrova kėtė letėr:
Shkėlqesi!
Pėr shkak tė acarimit tė fatlumtė tė marrėdhėnieve tė Monarkisė me Malin e Zi, pjesa e fundit tė bisedės sonė qė lidhej me mua, ėshtė bėrė pa rėndėsi. Nėse flisni pėr kėtė punė me Kontin Berhtold, do t’Ju kėrkoja tė mos e pėrmendnit fare kandidaturėn time, qė tė shmang pėrshtypjen e interesit vetjak. Para ndėrhyrjes sonė aktive ky hap mė dukej e vetmja rrugė, por pėr fat, Ballhausplatzi ka vendosur pėr njė mė tė mirė. Pėr sa i pėrket Dukės Monpensie, ai mbetet njė rrezik dhe mė duket se meqenėse ai udhėton nėn flamurin anglez, nuk kemi mundėsi tjetėr tė veprojmė kundėr rrengut tė tij tė planifikuar pėrveē njė aksidenti detar ku jahti i tij, qoftė duke u larguar nga Brindisi, qoftė duke ardhur nė Vlorė, tė pėrplaset rastėsisht me njė avullore tė Llojdit, duke bėrė tė domosdoshme qė Duka tė shpėtohej nga uji dhe tė ēohej ne Triest apo nė Kotorr. Siē kam dėgjuar, ai ka bėrė njė pėrpjekje tjetėr pėr tė vendosur kontakte me Ismail Qemalin. Duke Ju kėrkuar ndjesė qė kohėt e fundit Ju kam marrė kaq shumė kohė, mbetem me shumė respekt,
Baron Franc Nopēa”
Ka mundėsi qė kandidatura ime tė pritej me shpotitje nė qarqet kompetente. Disa javė mė vonė kur u tėrhoqa i neveritur nga ēdo veprimtari lidhur me Shqipėrinė, shumė njerėz menduan se kjo ndodhi vetėm se nuk u realizuan planet e mia ambicioze. Unė hoqa dorė pėr shkak se Shqipėria siē doli nga Konferenca e Londrės, ishte njė lindje e vdekur. Nuk u pėrpoqa tė mbrohesha nga akuzat dashakeqe tė pėrdorura me kėnaqėsi nga kundėrshtarėt e mi, duke ditur se ngjarjet qė do tė vinin, do tė pėrbėnin mbrojtjen mė tė mirė. Shembja e shtetit shqiptar nė vitin 1914 tregoi se unė pata tė drejtė nė vitin 1913 tė largohesha nga anija qė po fundosej. I vetmi “gabim” qė bėra ishte fakti se unė i parashikova ngjarjet shumė mė parė se kundėrshtarėt e mi. Gjatė kohės kur po mbahej ende Konferenca e Londrės, nė fronin e Shqipėrisė hypi princ Vidi. Nė kėtė kohė doli nė pah edhe Prenk Bibė Doda, i cili udhėtonte tutje e tėhu midis Vjenės dhe Romės. E kisha tė qartė prej kohėsh qėndrimin e tij proserb dhe promalazez, me anė tė tė cilit ai kėrkonte njohjen e tij si princ i Mirditės. Qė prej fillimit tė luftės ballkanike ai u bashkua me Malin e Zi dhe mė vonė, bashkė me Marka Gjonin, gjatė pėrparimit tė trupave serbe kundėr Lezhės, iu hapi rrugėn trupave tė tyre. Pas kėtyre gjėrave nuk mė habiti kur mė njoftoi, duke mė trajtuar si mikun e tij personal, gjatė njė darke festive nė Hotelin Zaher [Hotel Sacher], se ai kishte ndėrmend tė kthehej nė Mirditė jo nga Durrėsi, por nga Beogradi. Besimi i tij shkonte aq larg sa qė ai mė kėrkoi tė ndėrhyja pranė Berhtoldit nė kėtė ēėshtje. Fill pas Kongresit tė Shqiptarėve dhashė dorėheqje nga Komiteti Shqiptar pėr shkak tė kufijve tė Shqipėrise tė caktuar nė Londėr dhe u tėrhoqa nga ēdo veprimtari politike. “Kjo Shqipėri s’ka pėr tė mbijetuar. Nuk do tė mbijetojė sepse ajo detyrimisht do tė bjerė pre e njėrės prej dy fuqive fqinje. Mė keq se asgjė. Gjykoj se njė veprim i mėtejshem pėr Shqipėrinė nuk pėrputhet me sigurinė e Monarkisė. Njė Shlezvig-Holshtajn i ri. Kjo Shqipėri mjafton pėr tė blerė neutralitetin e Italisė, jo mė shumė.” Kėto janė fjalėt qė i pėrgatita dhe i dėrgova me shkrim Konradit. Dorėheqjen time nga Komiteti Shqiptar e morėn pėr keq. Gjithsesi unė u tėrhoqa nga ēdo veprimtari e mėtejshme pėr Shqipėrine dhe i shpjegova arsyet e mia Shkėlqesisė sė Tij Konradit, Berhtoldit, Shkėlqesisė sė Tij Berenrajter [Baerenreither] dhe tė gjithėve qė donin tė mė dėgjonin.

Pjesė nga vepra mė interesante e Nopēės“Udhėtime nė Ballkan: kujtimet e baronit Franc Nopēa”
Titulli nė original: Reisen in den Balkan: die Lebenserinnerungen des Franz Baron Nopcsa”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Baron Nopca:Ismail Qemali donte t`ia shiste Shqiperine Greqise.   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Baron Nopca:Ismail Qemali donte t`ia shiste Shqiperine Greqise.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare
» Agim Doēi i shkruan Ismail Kadarese: Perseri nje "Leter e Hapur"...
» Shaban Sinani: Ismail Kadare i ka provuar e zhvilluar thuajse tė gjitha llojet apo nėnllojet e letėrsisė
» Intervista e Ismail Kadaresė, dhėnė gazetarit Blendi Fevziu nė emisionin ''Opinion'' nė TV Klan
» Gani Qarri: Ismail Kadare - Nė pėrkujtim tė 75 vjetorit tė lindjes sė Shkrimtarit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia-
Kėrce tek: