ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Buzėqeshja, njė pasuri mė vete!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
luanesha
Anetare i Ri
Anetare i Ri


Female
Numri i postimeve : 9
Age : 38
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Buzėqeshja, njė pasuri mė vete!   Fri Sep 04, 2009 7:16 pm

Njė buzeqeshje nuk kushton asgjė, por krijon shumė. Pasuron ata qė e marrin, pa varfėruar ata qė e japin. Pėr njė moment ėshtė jeta e saj,por kujtimi i saj i paharrueshėm. Nuk ka asnjė tė pasur qė mund tė bėjė pa tė, dhe asnjė kaq tė varfėr kur nuk e jep atė. Buzėqeshja krijon lumturi brenda nė shtėpi, dhe jep gėzim nė punė. Ėshtė ēlodhje pėr tė lodhurit, njė rreze dielli pėr tė dėshpėruarit, antidoda mė e mirė qė ka nxjerrė natyra pėr tė mėrziturit. Dhe pavarėsisht nga kjo, nuk mundemi, as ta blejmė, as ta lypim, as ta marim borxh dhe as ta vjedhim, sepse atėherė nuk do tė vlente asgjė.
“Do tė vlente vetėm atėherė kur do tė na e dhuronin”

Dhe nė qoftė se do tė gjendet dikush, qė i lodhur dhe i zhgėnjyer nga jeta, nuk do tė na dhuronte njė buzėqeshje, do tė kishit mirėsinė t’i jepnit njė tuajėn. Sepse asnjė njeri nuk ka nevojė pėr njė buzėqeshje, sa atij qė nuk i ka ngelur asnjė njeri qė t’ia dhurojė. Kinezėt e vjetėr dhe tė urtė e kanė njė maksimė tė cilėn ia vlen ta mbajmė mend: ‘’Kush nuk di tė buzėqeshė, mos tė mundohet tė luajė rolin e tregtarit.’’ Mirėpo, kjo nuk reflektohet vetėm te tregtarėt.

BUZĖQESHJA E KTHJELLĖT I DUHET ĒDO QENJE NJERĖZORE:

Buzqėqeshja asgjė nuk kushton, por ka domethėnie tė madhe. Ajo i pasuron ata qė e pranojnė, por nuk i varfėron ata qė e japin. Ėshtė e shkurtėr sikur rrufeja, por mbetet nė kujtesė pėrgjithmonė. Askush nuk ėshtė aq i pasur saqė tė mos i nevojitet njė buzėqeshje,dhe askush aq i varfėr saqė buzeqeshja tė mos mund ta pasuronte. Sipas specialistėve buzėqeshja fut gėzim brenda pragut tė derės, e kėnaqėsi nė marėdhėniet afariste.

Ajo ėshtė formula e miqėsisė. Buzėqeshja ėshtė pushimi pėr tė lodhurit, dritė pėr shpirtngushtėt, e diell pėr tė mėrziturit, terapi pėr tė sėmurėt. Ėshtė e pamundur tė blihet, tė lypet, tė huazohet apo tė vidhet, sepse buron direkt nga zemra. Buzėqeshja askujt nuk i nevoitet aq sa pikėrisht atyre tė cilėt asgjė tjetėr nuk mund tė na dhurojnė si shpėrblim.

FUQIA E BUZĖQESHJES

Tė buzėqeshėsh nuk ėshtė diēka e thjeshtė ,ėshtė njė art i veēantė dhe jo tė gjithė e posedojnė kėtė talent. Sipas hulumtuesit dhe psikologut H.G Watson buzėqeshja ka njė fuqi tė parezistueshme. Me njė buzėqeshje tė kthjellėt e tė sinqertė sipas tij,ju do tė krijoni njė pėrshtypje tė mirė dhe do tė bėni pėr vete personat qė ju synoni ti pėrvetėsoni. Ajo ėshtė ēelėsi I zemrave dhe i suksesit.

Watson konstaton se nuk ėshtė e lehtė tė buzėqeshėsh sepse ekzistojnė njė numėr pambarim buzėqeshjesh, prandaj duhet tė kemi kujdes qė buzėqeshja jonė tė mos jetė boshe, sterile, falso, cinike por tė jetė e e sinqertė, joshėse, inteligjente, denjuese, njė buzėqeshje qė lidh, vėllazėron, zbut, qė tė bėn pėr vete, qė ngjall tek tė tjerėt dėshirėn pėr t’u afruar dhe transmeton tek ata optimizmin tuaj. Njė gazetė e njohur amerikane nė njė anketė tė bėrė me 147 mijė femra se cilin tip mashkulli preferoni

1. mashkullin serioz, tė matur, tė rėndė apo 2. tė hareshėm, alegro me buzėqeshje nė buzė nė ēdo rrethanė tė jetės, 93% ishin pėr tipin e dytė. Kujdes pra, mos u bėni prej atyre qė nuk mund t’ia shkulėsh njė buzėqeshje
por edhe kujdes se jo ēdo zbardhje dhėmbėsh ėshtė buzėqeshje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Buzėqeshja, njė pasuri mė vete!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shazim Mehmeti: VJESHTA BUZĖQESH DHE E KALL CIGAREN (tregim)
» Sheshel: U shoqėrova me Limajn e Haradinajn, ne serbėt kaluam keq mes vete

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Argetim & Zbavitje :: Tema te lira-
Kėrce tek: