ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Letėrsia e Rilindjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
LaNi
Moderator/e
Moderator/e


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 24
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Letėrsia e Rilindjes   Mon Aug 11, 2008 9:28 pm

Letėrsia e Rilindjes



Letėrsia e Rilindjes

Hyrje


Letėrsia shqiptare e Rilindjes Kombėtare lindi dhe u zhvillua si pjesė e pandarė e lėvizjes politiko-shoqėrore e kulturore pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lėvizje, qė nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri nė vitin 1912, quhet Rilindje Kombėtare, prandaj edhe letėrsia e kėsaj periudhe quhet letėrsi e Rilindjes Kombėtare. Kjo ėshtė kryesisht njė letėrsi patriotike me frymė demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria pėr atdheun dhe popullin, evokimi i sė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror.
Kushtet historike qė pėrcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundėr pushtuesve osmane, lufta pėr pavarėsi dhe pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė vendit nga synimet grabitqare tė imperialisteve dhe tė qarqeve shoviniste fqinje.
Letėrsia e Rilindjes pati njė drejtim iluminist e nė periudhėn e fundit edhe vepra realiste, por nė thelbin e vet ajo ishte njė letėrsi romantike. Nė veprat mė tė, mira tė saj u shprehen ideale tė larta kombėtare, malli dhe dashuria e zjarrtė pėr mėmėdheun, krenaria pėr tė kaluarėn e lavdishme tė popullit shqiptar dhe ėndėrra pėr ta parė Shqipėrinė e lirė, tė pavarur e tė lulėzuar.
Figura mė e shquar e kėsaj periudhe ėshtė padyshim, Naim Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsi„ i "Historisė sė Skėnderbeut„ dhe i shumė poezive tė tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura tė tjera tė shquara janė Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letėrsia e Rilindjes shėnon njė etapė tė re nė historinė e letėrsisė shqiptare. Ajo shėnon kalimin nga letėrsia me brendi fetare e karakter didaktik, nė letersinė e re shqiptare, nė letėrsinė e mirfilltė artistike, duke hedhur nė tė njėjtėn kohė edhe bazat e gjuhės sonė letrare kombėtare.



Autorėt
Sami Frashėri
Naum Veqilharxhi Naim Frashėri Jeronim De RadaGavril Dara Pashko Vasa AsdreniZef Serembe Ndre Mjeda Risto Siliqi Mihal Grameno Andon Zako ĒajupiFilip Shiroka Luigj Gurakuqi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 24
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Letėrsia e Rilindjes   Mon Aug 11, 2008 9:29 pm

Shqiperia


Edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Fusha t' gjāna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kū āsht droja,
Me gaz t' vet ktū i veshė Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nen nji qiellė perherė t' kullueme,
N' rreze e n' dritė pershkue unjķ,
Bjeshkė e male tė blerueme

Si vigāj shtiellen n' ajrķ.
Ke ato bjeshkė e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrėmbye nper mriza hale,
Gurgullojn nper rrājė e curra.
Mbi ato male e bjeshkė kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zāna,
Armėt e t' cillvet, p'rherė besnike,
Janė permendė nder fise t' tana.
Atje léjn, po Toskė e Gegė,
Si dż rreze n' flakė t' nji dielli:
Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prūjtė anmiku,
Se āsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah ēeliku
N' dorė t' ktij shndritė per vend t' tė Parit.
Ato male tė madhnueshme,
Ato, po, kanė mūjtė me pį
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pīt ka rį.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakė e shkndija,
Ka' i frigueshėm, si termeti,
Atje rrmben kū e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhen dete e male;
Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndale.
Shkundu pluhnit, prį, Shqypnķ,
Ngrehe ballin si mbretneshė,
Pse me djelm, qi ngrofė ti n' gjķ,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshė.
Burrė Shqyptįr kushdo i thotė vetit,
Qi zanįt ka besė e fé,
Per Lirķ, per fron tė Mbretit
Me dhānė jeten ka bā bé.
Sy per sy, po, kqyr anmikun;
Perse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pį, jo, kush tue hikun:
Friga e dekės kurr s' i ka thye,
Kaq tė bukur, kaq tė hieshme
Perendija t' fali i Amshueshem,
Sį 'dhe deka āsht per tż e shieshme:
N' gjķ t' and vorri āsht i lakmueshem.
Po, edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ,
Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera,
E me dije e me Lirķ
Per jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera.



Degjo shtate a tete dhe me ne fund be si di vete!!! Dje nje mos te harroj====>Te Jesh Shqipėtar Ėshtė Njė Nder, Ta Mbajmė kėte Nder,Ėshtė Obligim:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 24
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Letėrsia e Rilindjes   Mon Aug 11, 2008 9:30 pm

GJERGJ FISHTA (1871-1940)

GJUHA SHQIPE ...



Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli flladi i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhč ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amėshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat tona
qi prej djepit na kanė thānun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhānun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalė mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mā para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mā s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė kta pėr dhč tė't'Parvet.
Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kźnė ndera e trimnive.
Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr tź gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
Nper gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 24
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Letėrsia e Rilindjes   Mon Aug 11, 2008 9:30 pm

LAHUTA E MALĖSISĖ ...
(Dėshmorėve)
O ata t'lumtė, qi dhanė jetėn,
o ata t'lumtė, qi shkrinė vehten,
qi pėr Mbret e vend tė Parėve,
qi pėr erz e nderė t'Shqiptarėve
derdhėn gjakun tue luftue,
porsi t'Parėt u pa'n punue!
Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina:
e der' t' kėndojė n'mal ndo' i Zanė,
e der' t' ketė n' detė ujė e ranė,
der' sa t'shndėrisin diellė e hanė,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangė e n'valle por u kėndojshin.
E njaj gjak, qi kanė dikue,
ban, o Zot, qi t'jesė tue velue
pėr m'ia xe zemrėn Shqiptarit,
pėr kah vendi e gjuha e t'Parit!
LAHUTA E MALĖSISĖ ...
(Ēohi tė dekun)
E n'kjoftė se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,
Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli
Pėr shqyptari, me shue ēdo mni mizore. -
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rroftė,
E nami i sajė pėrjetė u trashigoftė!
Po: rrnoftė Shqypnija! E porsi krypa n'Dri
E porsi krandja e that n'nji flakada,
U shoftė me arė, me farė me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me za,
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i sajė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 24
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Letėrsia e Rilindjes   Mon Aug 11, 2008 9:31 pm

MRIZI I ZANAVE ...



Qitė dhambėt pėrjashta, por si lata t'prehta
Zgavėrr kėrrēikėt e plasarit shtanguem,
Kosėn pėshtetun pėrmbi kocka t'ngrehta
T'cepit t'shpulpuem,
Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit,
Zymtė e me i hije t'trishtueme, t'pėrmnershme
Lshue krahėve' i havėr t'zezė, si re thellimit,
Rrin Deka e tmerrshme.
Prej avisit t'humnerėve t'zgavrueme
Kthellėt nė rrashtė tė thatė, plot mizori,
Tė hapėt tėrthoren e natyrės s'krijueme
Kundron nė mni,
E idhtė asa' i kėrcėnohet. Nji t'pėrqethėt
Acar, at botė, natyrės i shkon, n'pėr tejza,
Amull tė cilėt mbrendė ia ngurron tė njethėt
E jetės ndėr fejza.
Me u zbe nisė rrezja shi n'krue t'vet shkėlqyeshėm
Bres dryshku njeshet, n'atė shauret mbi rrota
Sė moknes s'rrokullis e boshtit rryeshėm
I vjen rreth bota.
Felgruemun njerzit nėn tjara struken;
Pėr nėn kunora pshtimin ato lypin!
Depėrtojnė retė e nalt kah qiella zhduken;
N'andrra t'dheut zdrypin.
Por kot. Mizore ajo kosė t'vet ka sjellė,
Shungllon thellimi pėr nėn kupė t'Empirit;
Gjarpėr rrufeja lvitet nėpėr qiell
E nėn kambė tė nierit.
Kthellė shpėrthe gjini i tokės. Tue bulurue
Gugson vullkani zhari, flakė e shkndija;
Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue,
Ulėron stuhia.
E para dekės, atė herė, bijnė rob e mbreta;
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka' ajo sjell kosėn.
T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj,
E mnert kah kosa cepit t'dekės tė shkulet;
Kah m'kėrdhokla londit kėrēiku i saj
Shekulli pėrlulet.
Vetėm s'pėrkulet para Dekės njai trimi,
N'zemėr t'cilit nuk randojnė punė t'liga,
E qė s'e ndalė ku atė ta lypė perlimi (detyra)
As paja as friga.
Pėr nėn mburojė t'ndėrgjegjes s'vet t'kullueme;
Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell
T'elterit shenjtė, pa u tutė, ai dekės s'shėmtueme
I rrin kundruell.
Pėrpara tijė shkon moti t'uj u endun:
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;
Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'pėrmendun
Kanė pėr t'u pa.
Por, ngulė ai synin n'ideal t'naltueshėm,
Si' i kep, qi vala smundet n'det m'e e lkundun,
Sido qit t'dajė ndeshtrasha e dheut t'mjerueshėm,
Ngelė n'vend pa u tundun.
Jo po: as n'flakė t'armėve nuk veton ai sye,
As buzės humnerės nuk i dridhet themra:
Sheklli, po, mbarė me pasė pėr t'u shpėrthye
S'i ban lak zemra.
Rekton mbarė jeta pėr nėn fyell t'kėrēik'e
Tė dekės s'shėmtueme, s'pėrmnerėshme mizore:
Vetėm BURRNIJA - njė BURRNI ēelike
Asaj i rrshet dore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Letėrsia e Rilindjes   Wed Aug 13, 2008 11:36 pm

poezi nga lasgush poradeci


ODE


Te lus,o Lajmes i qielluar
O frym e Zotit,Vete Zot!
Me hirin t'end te pashteruar
Qe ka mburim perjetesie,
Hirplot,O Shpirt,ne gaze Ti-je
Dhe ner mjerime je hirplot!


Ti botes s'one-i prure lajmin
E nj'enderimi te pafaj:
Per mallin t'end me te pastajmin
Ti kuvendon qe permbi bote,
Dhe ne gezim i bije lote,
i bije gas ne zi te saj.

Kur del mi male yll'i dites
E shuhet nata prapa ti,
Ti me veshtrimin vetetites
Ckelqen ne fund te zemres s'ime
Dh'i ben prej kenges se nje grime
Nje te perjetshme-harmoni.

E kur pat humbur jet'e dherit,
Kur syr'i lodhur m'u pergjum,
Ne shkendijim te kalinderit
M'i cfaq ylberin e nje rruaze...
Fatlum,O Shpirt ti je per gaze
Dhe ner mjerime je fatlum!

Sot hapa syte qe-me-nate
E po kendoj si kurrekush:
Drejt lartesires se pamate
Ah,meshiro te ngjite-i cmuar
Prej Gjirit t'im te perveluar
Fjalim'i mallit t'im mjerush.


Poradec,VI 1921
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Letėrsia e Rilindjes   Wed Aug 13, 2008 11:48 pm

NAIM FRASHERI

QIELLI

Natė e qetė, hėna e bukur plot me dritė,
Fllad i ėmbėl, toka hapur ka stolitė,
Zogu i mėndjes po mė sulet drejt nga qielli,
N’hapėsirat plot me afsh e dritė dielli.
Herė bėhet shok e mik me yjet vetė.
Herė gjer te ēerdhja-e Kashtės shkon pėrpjetė.
Nuk sheh tjetėr po veē dritė bukurie,
Vetėtimė e zjarr vėshtrimesh Perėndie.
Njė shkėlqim qė s’ka fillim e s’ka mbarim...
Kupėtim, fuqi pasqyrė-e Zotit tim...
ا’ėshtė, ē’ėshtė kjo-e paana Gjithėsi?
Dhe ky rregull dhe ky libėr qė sheh ti?
Kjo e kaltėr hapėsirė e paanė.
Kėto drita qė kufi e numėr s’kanė?
Kėto yje trupergjėndė e faqeartė,
Qė vėrtiten me nxitim e dritėqartė?
Kjo natyrė dhe ky det, burim i jetės?
Kėto ligje, kėto pamje tė sė fshehtės?
ا’janė vallė kėta trupa gjithė zjarre.
Kėto botėra plot dritė shkėlqimtare?
Pėrplas krahėt Kasht' e Kumtėrit ngadalė,
Posi shtegthi mu nė ēerdhen ku ka dalė
Qė njė botė e re tė lindė prej asaj
Dhe tė endet me tė tjerat kjo pastaj.
Si shigjetė ajo ecėn, mė s’qėndron,
Nėpėr qiellin vėrtitet, vallėzon,
Rend gjithmonė dhe qirinė mu nė gji,
Endacake, pa qėndrim e pa shtėpi.
Po nga vallė vjen ajo posi shtėrngatė,
Me kaq vrull e derdhur leshėrat e gjatė?
Rrugn’e saj nuk mund ta gjejnė sytė tanė,
Se vėshtrimet e njeriut tė shkurtėr janė.
Mbėshtet kėmbėt mbi eterin dhe vėrtitet,
Pėrshkon qiejt tej e tej qė tė flladitet,
Shumė i bukur je, o qiell i madhėrishėm!
Ngazėllues je, empir i pakufishėm!
Fund e anė, jo mė s’ka kjo hapėsira,
Mbushur ėshtė plot me trupa e shkėndira,
Mund ta thonė dot tė fshehtėn qiellore
Kėjo gjuhė dhe kjo gojė njerėzore?
O ti qiell dritėderdhės, magjiplot!
Fund e krye me tė fshehta ti je plot.
Njė tė madhe menēuri fsheh ti nė gji
Tė panumėrt janė yjet qė ke ti.
ا’ėshtė vallė, ah ky ligj i madhėrishėm?
Drita, hiri i Krijuesit tė fuqishėm.
Dhe pse vdekjes s’i shpėton asgjė nė jetė
- Pėrveē Zotit qė ka qenė e do tė jetė -
Nuk humbet dhe nukė zhduket asnjė send,
Qė tė gjitha pranė Zotit zėnė vend.
Q’andej vijnė, atje kthehen pėrsėri,
اdo gjė vdiret veē fytyrės sė atij
Edhe yjet aq tė bukur, pamjedlirtė,
Kėmbakėmbės i ndjek vdekja e pashpirtė,
Qė tė nxjerrė nga i riu plakn’e vdarė,
Zoti vdekjen anembanė ka shpėrndarė.
Do tė njohėsh tė vėrtetėn o shpirtdlirė?
Asohere Gjithėsinė vreje mirė!
Si i ditur hidh njė sy nga qielli i lartė!
Tė gjesh fron’e madhėshtisė sė llagartė...
Po ti hesht, o krimb i tokės, dhe dėgjo,
Gjer te - e qiellit e fshehta ti mos shko!
Njė pik’ujė vrej nė botė o i gjorė,
Qė tė shohėsh nė tė mijėra frymorė!
Menēuri e Zotit shfaqet nė ēdo vend,
Plotfuqin’e tij shikojmė nė ēdo send.
Kur kaq drita dhe tė fshehta ke pėrballė,
Mbi tė qenėt dhe mosgjėnė mos bėj fjalė!
Para teje o ti det pa skaj i gjerė,
Mė vjen turp, ah, mė vjen turp njė mijė herė.
Kėto fara xhevahiri anembanė
Nga e Zotit mbretėri njė botė janė.
Mbylle gojėn, mos u ndje o ti bilbil,
Krahėt ulur rri te yti trėndafil!
Qė nga qielli mendja ime tė kėrcasė,
Nė tė fshehtėzėn e dashur tė humbasė.
Tė lexoj “fytyrn’e e Zotit ke aty”
Dhe Selinė tė zbulojnė kėta sy.
Se ē’do bėhem pas kėsaj mė s’di ē’tė them,
Pas kėsaj, ah s’do tė jem, jo s’do tė jem...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Letėrsia e Rilindjes   Wed Aug 13, 2008 11:51 pm

GJUHA E ZEMRES

Flet natyra nė ēdo ēast nė kėtė botė
Dhe tė fshehtėn qė ka brėnda shkoqur thotė,
Herė flet me pėshpėritje, mengadalė.
Her’ me fjaln’ e trupėzuar, her’ pa fjalė.
Kaq tė fshehta i thotė era trėndafilit,
Kėto thotė dhe rėnkimi i bilbilit.
Gjithė sendet dhe ē’pėrmban kjo gjithėsi
Nxjerrin shfaqin, kaq tė fshehta dhe ēudi.
Reja, era, lumi, deti i shkumbėzuar,
Malet, fushat dhe livadhet e bleruar,
Qielli, yjet dhe tė tjera njė nga njė,
Flasin qartė, flasin bukur sa s’ka mė.
Prandaj zėmėrės kjo gjuh’ i ėshtė dhėnė
Qė t’i thot’ asaj tė fshehtėn e pathėnė.
Kėtė gjuhė e dėgjojnė dijetarėt,
Rrugėnjohėsit e dijes, zbulimtarėt.

NAIM FRASHERI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Letėrsia e Rilindjes   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Letėrsia e Rilindjes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letėrsia Shqiptare
» Letėrsia shqiptare
» REALITETI SHQIPTAR I DIKTATURĖS KOMUNISTE DHE LETĖRSIA PAS VITEVE 90
» Rexhep Qosja: Letėrsia shqipe nuk ka vlera evropiane
» Nuhi Bytyēi:Letėr e hapur Kryetarit tė Komunės sė Prizrenit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: